Dugolli për Kurtin: Para se ta takoja në burgun e Nishit, kisha paragjykime për të për shkak të flokëve

Deputeti i (LVV) në Kuvendin e Kosovës, Enver Dugolli, ka ndarë një përvojë të tij në lidhje me Albin Kurtin në burgun e Nishit. Në fillim, ai ka thënë se kishte paragjykime për Kurtin për shkak të pamjes së tij dhe flokëve të gjata. Megjithatë, pasi e kishte takuar atë dhe kaluar kohë me të në burg, kishte ndryshuar mendim

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Enver Dugolli ka rrëfyer përvojën e tij me Albin Kurtin kur u takuan në burgun e Nishit.

Dugolli në emisionin “Personale” të RTV Dukagjini, ka thënë se ka pasur paragjykime për Kurtin për shkak të flokëve të gjata dhe pamjes së tij.

“Sa isha në burgun e Nishit, pas dy-tre muajsh e sollën Albinin nga burgu i Pozharecit dhe aty e takoj për herë të parë Albinin. Unë e kisha pyetur vëllaun, Bujarin për Albinin sepse në protestat e studentëve e shihsha një djalë me flokë të gjata dhe nuk e dija kush është, por nga fjalët që morra prej Bujarit, të vëllaut, ai folte në superlativë pra është një djalë shumë i përgatitur, i motivuar dhe i gatshëm që të sakrifikohet për lirinë e Kosovës, por unë kisha paragjykime”, ka thënë Dugolli.

Megjithatë, ai ka thënë se pasi e takoi atë dhe kaloi kohë me të në burg, ai ndryshoi mendim dhe tha se Kurti ishte një person i përgatitur dhe i gatshëm të sakrifikohet për lirinë e Kosovës.

“Pasi që jam rritur në kohën e viteve të 80-ta, ku atëherë njerëzit shiheshin edhe se si visheshin. Unë kisha paragjykime për shkak të flokëve të gjata dhe është njeri i parë që ma ka hjekë paragjykimin nga ai moment kur e kam takuar fizikisht Albin Kurtin në burgun e Nishit dhe bisedat që kemi bërë me të e kohën që kemi kaluar me të, unë definitivisht nga ai moment nuk paragjykoj njerëzit as në pamje e as në veshje”, vijon ai.

Në fund ai tha se kjo përvojë me të e ndihmoi të heqë paragjykimet në lidhje me pamjen e njerëzve.

“E pranoj që ka qenë dobësi e imja, por unë e kam paragjykuar me flokë të gjata dhe kam thënë që ky nuk mundet me qenë njeri aq i përkushtuar për lirinë e Kosovës dhe aq njeri i kompletuar”.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika