Dugolli për rastin e Faton Hajrizit: Serbia është “oazë mbijetese” për ata që ikin nga drejtësia

Deputeti i LVV-së, Enver Dugolli, ka thënë se i arratisuri Faton Hajrizi, i cili po dyshohet për vrasjen e policit në Serbi, ka qenë i ndjekur nga organet në Kosovë.

Ai, në “Debat Plus”, tha se Serbia është bërë “oazë mbijetese” për personat që kanë probleme me ligjin.

“Ai ka qenë një njeri i jashtligjshëm, i ndjekur dhe target për t’u arrestuar. Mundësia që ky ka qenë në Serbi, po na dëshmon që Serbia është strehë e të kërkuarve nga drejtësia. Ndonëse i doli prej dore situata, s’do mend që është një shtet që strehon të kërkuarit nga drejtësia, qoftë shqiptar e serb. Njerëzit që kërkohen nga drejtësia e shohin Serbinë si një oazë mbijetese. Të gjitha argumentet thonë se nuk ka qenë në Kosovë, ai do të arrestohej nëse do ishte këtu. Instutcionet tona në pamundësi që ta kapë në një shtet tjetër… organet e shtetit kanë më shumë informacione, një raport më i detajuar do të dalë”, tha ai.

Dugolli tutje tha se pretendimet e Serbisë dhe krahasimi me sulmin në Banjskë nuk qëndron.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika