Dugolli: Presioni ndaj Kosovës i gabuar, ndërkombëtarët duhet t’i bënin Serbisë

Profesori Bujar Dugolli ka argumentuar se Asociacioni nuk mund të formohet pa pajtimin e Serbisë me Marrëveshjen e Brukselit dhe Aneksin e Ohrit. Ai ka kritikuar presionin ndërkombëtar ndaj Kosovës, duke sugjeruar se ky presion duhet të drejtohet ndaj Serbisë. Sipas tij, Qeveria e Kosovës duhet të zgjidhë problemet brenda saj kur Serbia tërhiqet nga pikat e marrëveshjes

Bujar Dugolli, profesor

Profesori Bujar Dugolli ka thënë se nuk mund të bëhet Asociacioni pa u pajtuar Serbia me përmbajtjen e Marrëveshjes së Brukselit dhe Aneksin e Ohrit.

Duke i treguar arsyet, Dugolli ka theksuar se presioni ndërkombëtar ndaj Kosovës nuk është i duhur, pasi i njëjti duhet të ishte ndaj Serbisë.

“Tash Qeveria e Kosovës në momentin që pala serbe ka dërgu shkresë në BE që të tërhiqet nga pikat e marrëveshjes, atëherë pa dyshim që duhet të veprojë t’i zgjedhë problem brenda, sepse ata s’po dojnë me marrëveshje dhe po e cenojnë marrëveshjen. Kështu që mendoj që presioni është në drejtimin e gabuar, sepse këta duhet t’i bëjnë Serbisë presion për ta kthyer në marrëveshje në Marrëveshjen e Brukselit dhe Aneksin e Ohrit.

Dhe nëse prej asaj marrëveshje buron edhe që është kërkesë e faktorit ndërkombëtar që kjo çështje me u zgjedh përmes krijimit të Asociacionit, atëherë ajo është brenda marrëveshjes… nuk mund të bëhet presioni dhe të krijohet Asociacioni pa u pajtuar me tërësinë e marrëveshjes Serbia”, ka thënë Dugolli në “FIVE” të Dukagjinit.

Dugolli ka shtuar se qeveria dhe kryeministri Albin Kurti dëshirojnë garancione për të vazhduar tuje në këtë proces.

“Edhe qeveria dhe kryeministri e tha, Kosova dëshiron garancione, ai nuk po e nënshkruan, këta po thojnë është e obligueshëm edhe pa e nënshkruar. Hajde bindna ne që është e obligueshme. Bindshmëria që ajo marrëveshja është ligjërisht e obligueshme, është kur vetë BE-ja e ka paralajmëruar në mars të vitit të kaluar që do ta bëjë, por nuk e ka bërë ende. Nuk e fut pjesë detyrim të Serbisë në kapitullin 35, që Marrëveshja e Ohrit dhe e Brukselit është ligjërisht e obligueshme për Serbinë… as në OKB nuk është regjistruar që është obligim”, ka shtuar Dugolli.

Sipas tij, nuk mjafton garancia amerikane se Asociacioni nuk do të jetë sikur Republika Srpska.

‘Nuk mjafton se atë e vlerëson Gjykata Kushtetuese. Nuk mjaftojnë se pala tjetër nuk është pajtuar ende për marrëveshje dhe nuk është obligim i Serbisë. Dhe kur futet që është obligim, ne e kemi një mekanizim edhe nëse Serbia tërhiqet, dhe kërkon pas Asociacionin kërkon diçka tjetër. Këto garancione nuk i ka Kosova. Prandaj Kosova në mënyrë të njëanshme nuk mund të veprojë, edhe pse ka treguar gatishmërinë”, ka shtuar profesor Dugolli.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika