Dugolli: Serbia po përgatitet për sulm ndaj Kosovës, s’është retorikë politike

Enver Dugolli, "FIVE", RTV Dukagjini

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, sot ka thënë se institucionet e shtetit kanë informacione të sakta se qindra njerëz në Serbi po ushtrohen dhe po përgatiten për një sulm të mundshëm ndaj Kosovës.

Zëvendëskryetari i Komisionit Parlamentar për Siguri, deputeti i LVV-së, Enver Dugolli, është shprehur se e gjithë kjo po ndodh para syve të ndërkombëtarëve dhe ende nuk janë ndërmarrë masa.

“Shqetësimi është se e gjitha kjo ndodh në teritorin e Serbisë, para syve të botës dhe ndërkombëtarëve e ndërmjetësve dhe ende nuk ka ndonjë fishkëllimë apo tërheqje të vrejtjes seriozisht të Serbisë,” ka thënë Dugolli në emisionin “FIVE” RTV Dukagjini.

Ndërsa, thotë se në Serbi grupet bëjnë stërvitje në poligone ushtarake.

“Në brendësi të Serbisë në poligone ushtarake të xhandarmërisë ata i shfrytëzojnë atë infrastrukturë të shtetit serb, që ato grupe të përgatiten dhe stërviten, këtë nuk është që e themi vetëm ne këtë mund t’ua konfirmojnë edhe inteligjencat e ndryshme të shteteve mike nëse duan, duke u bazu mbi bazën e këtyre informacioneve, ju kujtohet që NATO mori vendim që ti rrit trupat edhe shtetet anëtare të NATO-s ta rrisin prezencën në Kosovë.”

Ka qenë deputetja e parlamentit britanik, Alicia Kearns, e cila pa ndodhur sulmi në Banjskë kishte dhënë disa informacione por që u neglizhuan, Dugolli thotë se këtë herë këto informacione janë marrë në mënyrë serioze.

“Duke u bazu nga e kaluara për një kohë u neglizhua ai informacion sikur tentohej të kamuflohej, por e vërteta është se ajo kishte të drejtë, por kësaj radhe janë marrë më seriozisht dhe duke u bazu në këto informacione shtetet anëtare të NATO-s e kanë rrit prezencën e tyre me personel pajisje dhe armatim,” shtoi Dugolli.

Se a ka rreziqe të dukshme apo është retorikë politike, Dugolli thotë të kundërtën.

“Nuk është aspak retorikë politike, është një konstatim i bazuar në informacionet që posedon shteti i Kosovës, por nuk duhet ngjallur panikë, duhet ruajtur paqja dhe stabiliteti.”

Teksa shton se s’duhet përsëritur “skenarët” si të vitit të kaluar në Banjskë që e cilëson si skenar të rrezikshëm.

E prapa gjithë kësaj, Dugolli thotë se qëndron vetë presidenti serb, Aleksandër Vuçiq.

“Vuçiqi është kreu i shtetit i cili po i mbyll sytë e nuk do të deklarohet rreth kësaj, ndërsa Radojçiqi është ai që është zënë me ato fotografi e incizime në aksion, por Vuçiqi qëndron prapa tyre, shteti serb është i kyçur kokë e këmbë në këtë aksion.”

Shija e redaktorit

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Promovohen dy libra të psikologut Fitim Uka nga Shtepia Botuese...

Nën vazhdën e aktiviteteve të panairit të 27-të të librit në Tiranë, Shtëpia Botuese "Dukagjini" sot ka mbajtur promovimin e dy librave të psikologut,...

Të fundit nga rubrika