Duhet të ketë pezullim të konkursit për gradimin e policëve, thotë kryeshefi i IPK-së

Derisa Inspektorati Policor i Kosovës të dalë me raportin final në lidhje me dyshimet për favorizime dhe keqpërdorime në konkursin për gradim e policëve, duhet të ketë një pezullim të përkohshëm të këtij konkursi.

Kështu ka pohuar kryeshefi i IPK-së, Kushtrim Hodaj, i cili është duke raportuar në Komisionin Parlamentar për Siguri dhe Mbrojtje.

“E di që është proces që është në zhvillime sipër, do të kujdesi edhe për këtë pjesë. Do të bisedojmë edhe menaxhmentin e Policisë së Kosovës. Ndoshta duhet të ketë një pezullim të përkohshëm derisa ne dalim me raportin final. Në mënyrë që të mos ketë pastaj efekte apo pamundësi për me i evituar efekt që i krijon procedura”, ka thënë Hodaj.

Para disa ditësh, Dukagjini ka raportuar ekskluzivisht se në konkursin për gradim të policëve nga “Polic i lartë” në “Rreshter”, gjegjësisht gjatë testit me shkrim, ka pasur keqpërdorime e parregullsi; nga favorizimi i familjarëve e i të preferuarve të zyrtarëve të lartë, aplikimi në kundërshtim me rregullat i gjeneratës së 54-t e deri në rrjedhjen e testit nga njerëz me ndikim nga institucionet publike e politike, gjegjësisht, brenda Policisë së Kosovës.

Hodaj theksoi se do të realizojnë një inspektim të jashtëzakonshëm për t’i verifikuar procedurat prej shpalljes së konkursit.

“Ne kemi pranuar një numër të konsiderueshëm të ankesave anonime për parregullsi në proces. Pastaj bazuar edhe publiket, bazuar që kanë qenë në media në dyshimet që a kanë pasur të drejtë apo jo një gjeneratë e Policisë t’i nënshtrohet këtij konkursi apo ta fitojë të drejtë të aplikojë. Ne kemi krijuar një ekip hetimor dhe inspektues, do t’i trajtojmë të gjitha ankesat veç e veç në departamentin e hetimit. Dhe gjithashtu do të realizojmë një inspektim të jashtëzakonshëm për t’i verifikuar proceduat, prej momentit të shpalljes së konkursit deri në fazën aktuale”, ka thënë Hodaj në Komision për Siguri.

Pasi është krijuar ekipi i veçantë që do ta inspektojë këtë rast, Hodaj ka shtuar se do të dalin shpejt me një raport.

“Do t’i grumbullojmë të gjitha informacionet dhe dëshmitë që i kemi në lidhje me këtë dhe që do t’i sugjerojmë lidhur më këtë proces. Dhe në fund do të dalim me raport për të gjetur dhe rekomandime përkatëse për komplet procesin, janë ngritë dyshimet edhe prej zyrtarëve policorë që kanë qenë pjesë e këtij procesi për disa parregullsi në disa klasa ku është mbajt testi. Gjithashtu ka dilema për të drejtën apo të gjeneratës së 54-t, që me gjasë nuk është arrit mjaftueshëm koha që duhet të kalojnë në gardën e policit të ri. Mirëpo është proces, jemi duke punuar, kemi krijuar një ekip të veçantë që do të trajtojë dhe besoj shumë shpejt do të kemi një raport për këtë proces”, ka shtuar Hodaj.

E aplikimin në kundërshtim me rregullat dhe kriteret e vetë këtij konkursi të gjeneratës së 54-t i kishte komentuar edhe drejtori i përgjithshëm, Gazmend Hoxha, duke thënë se gjenerata e 54-t ka qenë e diskriminuar, për shkak të një trajnimi të zgjatur në Akademinë e Policisë.

Si pasojë e këtij trajnimi të zgjatur, kjo gjeneratë e ka mbërritur kohëzgjatjen prej pesë viteve në Policinë e Kosovës si përvojë pune… Qëllimi nuk është favorizimi, por që kjo gjeneratë të mos diskriminohet për shkak se nuk ka qenë përgjegjësi e tyre”, kishte deklaruar Hoxha, të premten, në mbledhjen e Komisionit për Siguri.

Kurse, për Hodajn kjo është njëra prej arsyeve kryesore të nisjes së inspektimeve dhe hetimeve nga ana e IKP-së për këtë konkurs.

Sipas tij, në fund raporti do të sqarojë bazat dhe arsyet se pse është lejuar kjo gjeneratë të aplikojë në kundërshtim me rregullat.

“Kjo është një prej arsyeve përse kemi vendosur të bëjmë një inspektim të jashtëzakonshme për procesin, prej momentit të shpalljes, bazën ligjore, rregullativën që i përcakton kriteret dhe kujt i lejohet të aplikojë. Ne akoma nuk kemi raport, për shkak se në fundjavën e kaluar kemi krijuar ekipin për të inspektuar këtë proces, krahas ankesave që kemi pranuar nga ankesat anonime dhe ankesat nga zyrtarët që kanë qenë pjesë e këtij procesi.

Një prej pikave që do të sqarojë inspektimi jonë do të jetë a kanë të drejtë gjenerata e 54-t të jenë pjesë apo jo. Rregulaltiva sipas informacioneve që kemi kërkon të jetë 2 vjet në gardën e “Policit të lartë”, që me gjasë kjo gjeneratë nuk e ka. Opinionet, arsyet dhe baza që ata kanë vendosur që të t’i lejojnë do të verifikohet gjatë këtij procesi. Dhe në fund to të bëjmë raport publik. Dhe do të shohim se në çfarë baze është tejkaluar ky kufizim…”, ka thënë Hodaj.

Shija e redaktorit

Takimi i shefit të CIA-s dhe atij të AKI-së, në...

Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) ka dhënë detaje për takimin në mes të shefit të CIA-s, William Burns dhe drejtorit të kësaj agjencie,...

Libraria Dukagjini lehtëson blerjen e teksteve shkollore, hap pikën e...

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, Libraria Dukagjini është kujdesur që t’ua lehtësoj procesin e blerjes së librave për prindërit dhe...

Prindërit vazhdojnë furnizimin me tekste shkollore, interesim i lartë për...

Çdo shtator, sikurse qëllimin edhe adresën e kanë po të njëjtën. E këtë vit, edhe pakënaqësitë. Së bashku me fëmijët, prindër të shumtë kanë filluar...

Të fundit nga rubrika