Duka e Ademi vizitojnë ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Kjo historia e burgut, është sprova e fundit për ta

“Kjo historia e burgut, është sprova e fundit për ta", ka thënë kryetari i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, pas vizitës së tij në Hagë

Vizita në Hagë nga kreu i Federatës shqiptare te futbollit dhe homologut te tij nga Kosova





Kryetari i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka dhe kryetari i Federatës së Kosovës, Agim Ademi, janë takuar me ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po qëndrojnë në paraburgim në Hagë.

Kjo është bërë e ditur nga vetë Duka përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, i cili ka theksuar se është takuar me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish-kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

“Kjo historia e burgut, është sprova e fundit për ta. Dhe në çdo rast do të dalin të fituar për t’i dhënë fund njëherë e mirë të gjitha pretendimeve për të përbaltur UÇK-në dhe luftën për pavarësi të popullit të Kosovës”, ka shkruar Duka.

Sipas tij, gjatë takimit me Thaçin e Veselin, është diskutuar për futbollin, duke përfshirë ecurinë e dy kombëtareve.

“Me erdhi shume mirë që ishin mirë me shëndet dhe për më tepër për minuta të tëra folëm dhe për futbollin. Sa mirë e sa para kanë ecur Shqipëria e Kosova në këtë drejtim. Hashimi gjithmonë ka qenë një ndjekës i rregullt edhe në stadium”, shkroi ai.

“Dhe kjo e Hashimit dhe Kadriut është e ngjashme me lojrat që bëjmë në fushë. Kemi hedhur në fushë lojtarët më të mirë të kombëtareve tona. Ndaj do të dalim të fituar”, ka shtuar Duka.

Kjo vizitë vjen pas asaj të ish-presidentëve shqiptarë (Rexhep Meidani, Alfred Moisiu dhe Bamir Topi), të cilët bashkë më ish-presidentin e Kosovës, Behgjet Pacollin, pak ditë më parë ishin në vizitë në Hagë.

Që nga vitit 2020 ish-krerët e UÇK-së janë në paraburgim pas konfirmimit të aktakuzës me pretendime për krime lufte dhe kundër njerëzimit, por gjykimi ndaj tyre ende nuk ka filluar.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi janë deklaruar të pafajshëm në paraqitjet e tyre të para para gjykatësit të procedurës paraprake.

Ish-presidentët shqiptarë në Hagë, vizitojnë ish- krerët e UÇK-së





Shija e redaktorit

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

“Debat Plus” prinë bindshëm, pakontestueshëm emisioni më i shikuar politik...

Mbi 15 mijë respodent i janë përgjigjur Exit Poll të realizuar nga UBO Consulting e të porositur nga Televizioni Dukagjini. Saktësia e këtij “Exit...

Të fundit nga rubrika