Dukagjin Lipa shpalos detajet për festivalin “Sunny Hill”

Themeluesi i Festivalit ‘Sunny Hill’ dhe babai i këngëtares së famshme, Dua Lipës- Dukagjin Lipa ka shpalosur detaje për përgatitjet e këtij festivali për këtë edicion.

Dukagjin Lipa në një intervistë për emisionin “Radar” të Radio Dukagjinit ka treguar se të enjten, me 25 korrik, me fillim nga ora 14:00 fillon festa në një hapësirë tashmë të përhershme.

Lipa thotë se vendi tashmë është bërë një park dhe ka disa skena.

Dua Lipa gjatë gjithë kohës së Festivalit do të jetë në Kosovë dhe përveç shumë takimeve do të jenë nikoqirë të rreth 25 mijë të rinjve nga mbarë bota.

“Artistët tashmë e njohin Kosovën e edhe Shqipërinë përmes Sunny Hill, ne nuk promovojmë vetëm Kosovën, promovojmë vendet e rajonit. Artistët e mëdhenj si Dua, Rita Ora apo Bebe Rexha kanë jetën e paraaranzhuar. Ne e ftojmë çdo vit Rita Orën, por në kohën kur mbahet i ka rastisur të mos ketë mundësi. Por, edhe ajo do të jetë mysafire patjetër”, tha Lipa.

Ai ka folur edhe për mundësinë e një dueti me vajzën e tij, për vendin se ku do i kalojnë pushimet këtë vit, për interesimin e mediave më të mëdha në botë për të përcjellur Festivalin.

U pyet edhe për ëndrrën e tij që nuk arriti ta realizonte dhe po e bënë përmes Duas.

Tutje tek Festivali tashmë ka bërë të ditur emrat e pothuajse të gjithë artistët që do të performojnë. Në mesin e tyre janë yjet si: Bebe Rexha, Stormzy, Burna Boy, Black Coffee, Dj Snake, Tomy Gold, The Blaze, AntsLive, The Martinez Brothers, Chloe Calliet, My Gal, Lancey, Kamal etj.

Nuk mungojnë as artistët vendas që tashmë kanë bërë famë si: Yll Limani, Dafina Zeqiri, Dhurata Dora, Ledri Vula, Kresha & Lyrical Son, Llafazani, Capital T, Mozzik e të tjerë bashkë me disa emra të ri të skenës si: Elsa Mala, Milk Snatchers, Bleta Përtace etj.

Edicioni i sivjetmë mbahet prej 25 –28 korrik në Bërnicë të poshtme në Sunny Hill Park.

Shija e redaktorit

Në garë me shtëpi botuese nga gjithë Evropa, “Dukagjini” fiton...

Botimi shkollor “Edukatë muzikorë 3” i shtëpisë botuese “Dukagjini” ka triumfuar në garën ‘‘Grupi i Botuesve Evropianë për Arsim – EEPG, duke fituar çmimin...

“Respektohej nga Lindja e Mesme deri në ShBA” – Hoxhaj...

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës dhe aktualisht deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka vlerësuar lart rolin e ish-myftiut dhe ish-ambasadorit Rexhep Boja,...

Shqipëria nis negociatat për anëtarësim në BE, Rama: Një hap...

Shqipëria ka bërë një hap në rrugën e saj drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian (BE) duke hapur zyrtarisht kapitujt e parë të...

Të fundit nga rubrika