Shtëpia botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me shtëpinë botuese ndërkombëtare “Pearson Education”, ofron mundësinë për mësimdhënësit e gjuhës angleze që të marrin pjesë në serinë e webinar-eve “Challenging Traditional Methods: UNDERSTANDING AI-DRIVEN INNOVATIONS IN LANGUAGE TEACHING”. Ky cikël webinar-esh është një mundësi e mirë për ta njohur ndikimin e Inteligjencës Artificiale (AI) në mësimdhënie dhe në vlerësim, duke i ndihmuar mësimdhënësit të përballen me sfidat e përditshme dhe ta përfshijnë IA-në në praktikat e tyre.
Nga data 24 deri më 28 mars 2025, për pesë ditë rresht, do të zhvillohen pesë sesione, ku do të marrin pjesë gjashtë (6) ekspertë të njohur ndërkombëtarë në mësimdhënien e gjuhës angleze. Secili prej tyre do të trajtojë përdorimin e IA-së në mësimdhënie dhe në vlerësim, si dhe do të ofrojë zgjidhje praktike që do t’u ndihmojnë mësimdhënësve t’i përmirësojnë aftësitë e tyre.
Për mësimdhënës/e të gjuhës angleze, kjo është një mundësi fantastike për të fituar njohuri të reja në praktikimin e inteligjencës artificiale në mësimdhënie.
Pas përfundimit të çdo sesioni, pjesëmarrësit do të marrin një certifikatë zhvillimi profesional. Ata që ndjekin gjithë serinë e webinar-eve do të fitojnë një badge digjital nga Credly by Pearson, që:
• dëshmon aftësitë e tyre në përdorimin e IA-së për mësimdhënien e gjuhës angleze;
• Mund të ndahet lehtësisht në CV, LinkedIn dhe platforma të tjera profesionale;
• ndihmon në rritjen e vlerësimit profesional dhe të mundësive të karrierës.
Webinar-et janë FALAS, por për shkak të numrit të limituar të vendeve, organizatorët rekomandojnë regjistrim të menjëhershëm.
Për informacione të mëtejshme dhe për të regjistruar pjesëmarrjen tuaj, mund të vizitoni faqen zyrtare të shtëpisë botuese “Dukagjini” dhe rrjetet e saj sociale.
Nëse jeni mësimdhënës/e të gjuhës angleze dhe dëshironi të përfitoni nga kjo mundësi zhvillimi, mos e humbisni këtë mundësi.