“Dukagjini” vizitohet nga shumë lexues në ditën e katërt të panairit

Në ditën e katërt të panairit të librit “Prishtina 2024” shtëpia botuese “Dukagjini “ ka pritur shumë dashamirës të librit.

Mëngjesi kishte filluar me lexues të ndryshëm, nga më të vegjlit e deri te më të moshuarit.

“Secili tip i lexuesve për ne është i veçantë, andaj ekipi ynë, me një përkushtim maksimal, u mundua t’i ndihmojë në përzgjedhjen e librave secilit lexues”, kanë shkruar nga “Dukagjini”.

Nga ana tjetër, “Dukagjini” përveç librave u ofroi edhe autorët e tyre afër lexuesit, duke shtuar energjinë pozitive edhe më shumë dhe gjallërinë tek stenda e tyre.

Lexuesit paten rasti të takohen me autorin e “Komploti”-t, Ben Blushin dhe autorin e “Amanete zemre”, Enver Petrovci.

Pa dyshim lexues të shumtë u afruan të takojnë autorin e tyre të preferuar, të diskutojnë rreth librave e të marrin librin e nënshkruar.

Shtëpia botuese “Dukagjini” edhe ditën e fundit të panairit do të jetë pranë lexuesit të.

 

Shtëpia më e madhe botuese në Kosovë “Dukagjini” edhe nesër do vazhdoj me një ofertë mjaft të përshtatshme për të gjithë dashamirësit/et e librit.

  • 30% zbritje në të gjitha botimet për fëmijë
  • 40% zbritje në kolanën “Anima”; dhe deri në
  • 50% zbritje në të gjitha botimet e tjera të “Dukagjini”-t.

Panairi i librit “Prishtina 2024” do të mbyllet nesër pasdite, andaj “Dukagjini” ju fton që të mos mungoni e të përfitoni nga ofertat e saja.

Shija e redaktorit

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Presidentja Osmani takon presidentin e Sirisë, bisedojnë për hapjen e...

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në kuadër të Forumit Diplomatik të Antalyas në Turqi është takuar edhe me presidentin e ri të Sirisë, Assad...

Presidentja Osmani udhëton për në Turqi me ftesë të Erdoganit,...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me ftesë të Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka udhëtuar të merr pjesë në Forumin Diplomatik të Antalisë. Në një...

Të fundit nga rubrika