“Duke i ikur komunikimit me sindikalistët, Qeveria ka zgjedhur t’i lërë fëmijët jashtë shkollave”

Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, teksa komentuar situatën në fushën e arsimit, ka akuzuar Qeverinë e Kosovës se, duke i ikur komunikimit me sindikalistët, ka zgjedhur që t’i lërë fëmijët jashtë bankave të shkollës

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri

“Qeveria, duke i ikur komunikimit, ka zgjedhur qëndrimin në izolim, të cilin po e pësojnë fëmijët tanë që një javë, në vend se të jenë në banka shkollore”.

Kështu ka thënë shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

Sipas tij, të injorosh kërkesat legjitime të cilitdo grup shoqëror, në këtë rast të sindikalistëve të arsimit, duhet të jesh indiferent, përjashtues dhe arbitrar.

“Kjo qeveri erdhi në pushtet përmes thirrjeve e narracioneve emocionale e humane. Çudia dhe ironia më e madhe që shohim është se të gjitha veprimet e saj, tregojnë se kjo qeveri tanimë është shkëputur nga realiteti”, shtoi ai.

Ndryshe, kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, kishte deklaruar se greva nuk ndërprehet pa u realizuar kërkesat e tyre.

Jasharaj ka theksuar se Ministria e Arsimit është dashur të ndikojë te Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga kryeministri, Albin Kurti, për dialog, sepse ky i fundit sipas Jasharajt është duke munguar.

Më tej, Jasharaj ka thënë se përfaqësuesit e SBASHKU-ut dhe BSPK-së kishin pasur shpresa që nga takimi me presidenten e vendit, Vjosa Osmani, ajo do të ndikonte te Qeveria Kurti 2 që të ketë dialog, por as nga ky takim nuk arritën të gjenin përkrahje.

“Kërkesa ka qenë, nëse asgjë nuk rrjedh nga dialogu, greva të vazhdojë, sepse nuk kemi asnjë takim serioz”, ka thënë Jasharaj në një intervistë në RTK.

Ndërkohë, ai ka komentuar edhe pakon e prezantuar më 3 shtator nga ministri i Financave, Hekuran Murati dhe kryeministri, Albin Kurti, për të cilën kanë thënë se e përgëzojnë qeverinë që po i ndihmon të gjithë, por “ky nuk është realizimi i kërkesave të SBASHK-ut dhe BSPK-së”.

Jasharaj është kundërpërgjigjur duke thënë se ai beson që kolegët e tij “nuk do të lëvizin nga greva edhe për faktin se ato komuna udhëhiqen nga Lëvizja Vetëvendosje”.

Tutje, ai ka thënë se ata mund të bëjnë thirrje për t’i dërguar fëmijët në shkolla, por mësimdhënësit janë në grevë dhe nuk do të ketë kush t’i mësojë.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika