Dukuria e “eskortave”, Policia identifikoi 50 persona të dyshuar më 2024

Pos për sigurinë nacionale, atë në trafik e kibernetike, Policia e Kosovës sivjet janë marr edhe me eskorta. Në të dhënat të cilat ia ka përcjellur Dukagjinit, Policia ka njoftuar se kanë trajtuar 22 raste të marrjës me prostitucion e ku kanë qenë 50 persona të përfshirë

Policia e Kosovës

Më nje kërkim të thjeshtë në internet del një numër prej 90 ku specifikon se sa eskorta funksionojnë në Kosovë.

Pavarësisht që kjo dukuri është e dënueshme dhe e ndalueshme me ligj, mundësia për të pronotuar një natë me një vajzë është e lehtë sa një porosi ushqimi. Në këtë faqe paraqiten edhe shërbimet seksuale që kandidatet ofrojnë.

Por krejt kjo dukuri nuk ka qëndruar jashtë syrit të Policisë së Kosovës.

Ata i kanë thënë Dukagjinit që përvec rasteve të trafikimit me qënje njerëzore, kanë monitoruar edhe këto raste edhe faqe të ndryshme interneti duke mos përkashjetuar as rrjetet sociale.

Po ashtu, PK i ka ofruar të dhëna televizionit se sa përsona kanë rënë në duartë e tyre për veprën kundërvajtëse “Marrje me Prostitucion”.

“Drejtoria për hetimin e Trafikimit me Njerëz, gjatë vitit 2024, ka trajtuar disa rastet ku janë hasur shtetase të huaja, duke ushtruar veprimtarinë në mënyrë vullnetare. PK ka trajtuar 22 raste të  “Marrje me prostitucion” e  të përfshirë në raste janë: 50 persona të dyshuar për veprën kundervajtëse “Marrje me Prostitucion”, 26 femra shtetase të huaja nga vende të ndryshme dhe 24 meshkuj shtetas Kosovarë”.

Veprimet e Policisë dhe organeve tjera të drejtësisë për këtë dukuri nuk janë ndalur me kaq.

Personat e përfshirë në raste të tilla janë dënuar me gjoba, ndërsa shtetasve të huaja u është ndaluar hyrja në Kosovë për 3 vite.

“Të gjitha këto raste janë  referuar Gjykatave Themelore ku personat e përfshirë (femra dhe meshkuj) janë dënuar nga Gjykatat me gjoba nga 600 deri 700 euro për person,  ndërsa shtetaseve të huaja nga Gjykata u është lëshuar masa plotësuese urdhër Dëbim nga Territori i Republikës së Kosovës dhe ndalës hyrje prej 3 vite”

Në ndërkohë, ish-hetuesi i Policisë së Kosovës, Rrahman Sylejmani po thotë se në këso raste është i rëndësishëm bashkëpunimi i Policisë edhe me intstitucione tjera.

“Kjo është një dukuri e cila ka vite që është e konstatuar se asnjëherë nuk është ndalë të veproj dhe këto aksione janë për tu përshendetur dhe janë të përbashkëta sepse vetëm një institucion, vetëm policia nuk mundet vet as ti parandaloj, as ti ndërrmet veprimet tutje sepse aty kemi të bëjë me persona juridik, kafiteri, të cilat kanë edhe licensa”, ka deklaruar Rrahman Sylejmani – Ish-hetues policor.

Ditë më parë Policia e Kosovës në bashkëpunim me inspektorë nga MINT, inspektorë të ATK-së, inspektorë nga Inspektorati Qendror i Punës dhe inspektorë komunalë dhe  ishin inicuar 10 raste me ‘marrje me prostitucion’ të identifikuara si ESKORTA, ku janë arrestuar 21 të dyshuar.

Shija e redaktorit

Osmani dekreton 24 prokurorë, gati gjysma gra

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me propozim të Këshillit Prokurorial të Kosovës(KPK), ka dekretuar 24 prokurorë të rinj, ku pothuajse gjysma prej tyre janë...

Hovenier përfundon misionin në Kosovë me homazhe para shtatores së...

Presidentja Vjosa Osmani, së bashku me ambasadorin e SHBA-së, Jeffrey Hovenier, pas takimit lamtumirës në Presidencë, në përmbyllje të mandatit të diplomatit amerikan në...

Osmani uron mirëseardhje Starlink-ut në Kosovë

Presidentja e vendit Vjosa Osmani i ka uruar mirëseardhje në Kosovë kompanisë së shërbimeve cilësore të internetit Starlink. “Mirësevjen në Kosovë”, ka shkruar Osmani në...

Të fundit nga rubrika