Dumoshi thotë se inflacioni në Kosovë ka prekur qiellin

Deputetja e LDK-së, Dumoshi ka thënë se sipas raportit të fundit të Bankës Botërore të publikuar për ekonominë në Evropë dhe Azi Qendrore, rritja ekonomike në Kosovë pritet të jetë 3.1 për qind dhe kjo si pasojë e ngadalësimit të investimeve dhe zvogëlimit të kërkesës së brendshme

Deputetja e LDK-së, Vlora Dumoshi

Deputetja nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Vlora Dumoshi në seancën e 7 tetorit në Kuvendin e Kosovës ka thënë se inflacioni në Kosovë “ka prekur qiellin” pasi është më i larti në historinë e viteve të fundit.

Dumoshi ka thënë se sipas raportit të fundit të Bankës Botërore të publikuar për ekonominë në Evropë dhe Azi Qendrore, rritja ekonomike në Kosovë pritet të jetë 3.1 për qind, dhe kjo si pasojë e ngadalësimit të investimeve dhe zvogëlimit të kërkesës së brendshme.

Ajo ka thënë se është krizë globale por që Qeveria nuk mund të arsyetojë mosveprimet e veta në këtë kohë krize.

“Jemi të vetëdijshëm se Kosova nuk është imune ndaj efekteve që kanë shkaktuar dy krizat me të cilat po përballet bota, pasojat e pandemisë dhe lufta në Ukrainë, por nuk po arrijmë të kuptojmë, e as arsyetojmë mosveprimin e kësaj Qeverie për t’i minimizuar pasojat e këtyre krizave”

Sipas saj, ka mungesë të investimeve kapitale pasi që katër dikastere e kanë zero për qind realizimin e buxhetit.

“Në vend se të merrni përgjegjësi dhe jepni llogari, ju prodhoni propagandë dhe përvetësoni merita të të tjerëve. U mburret për rritjen ekonomike në vitin e kaluar, pasi korrët suksesin që mbolli Qeveria Hoti me masat ekonomike gjatë pandemisë. Këtë vit, kur erdhi rralla të korrni suksese e punës tuaj, janë vetëm dështime”.

Për Dumoshin, Qeveria po shpërndan shifra fiktive për rritje ekonomike.

“Prandaj shpërndani shifra fiktive për rritje ekonomike, ndërtoni fraza të bukura sesi “Kosova po përjeton boom të zhvillimit ekonomik”, sesi qytetarët po jetojnë më mirë sesa para dy viteve”.

Ndër të tjera, Dumoshi ka thënë se me anë të mosekzekutimit të pagave, Qeveria ka ndëshkuar kolektivisht mësimdhënësit.

“I ndëshkuat se dëshironit që kaosi të vazhdojë, sepse aty jeni mbreti, ai është tereni juaj natyrorë. Juve ju pengon normaliteti, pasi ju shfaq paaftësinë”, gjersa ka shtuar se kjo është hakmarrje politike.

Deputetja Dumoshi i ka bërë thirrje Qeverisë që të ekzekutojë menjëherë pagat për mësimdhënësit.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika