Nënkryetari i Sindikatës së Punëtorëve Shëndetësor të QKUK-së, Enlirat Duraku, ka reaguar në lidhje me kushtet në të cilat punojnë punëtorët shëndetësor të QKUK-së.
Sipas tij, kërkesa e Sindikatës së Punëtorëve Shëndetësorë të QKUK-së për anulim të urdhëresave është duke u injoruar.
“Kërkesa e Ministrisë së Shëndetësisë së Republikës së Kosovës dhe ish-Ministrit z.Latifi që këto urdhëresa të rishqyrtohen dhe të diskutohen me lidershipin e infermierëve injorohet. Opininioni i KMDLNJ, e cila mbështetë si të bazuar ankesën e Sindikatës së Punëtorëve Shëndetësor të QKUK-së, nuk merret në konsideratë”, ka shkruar Duraku në Facebook.
Tutje, Duraku e ka përmendur edhe grevë, për të cilën ka thënë se mund t’i dëmtojë qytetarët e Kosovës.