Duraku: Më 21 maj, NATO ka bombarduar tërë ditën

Bylbyl Duraku, i mbijetuari i masakrës në burgun e Dubravës

Bylbyl Duraku, i mbijetuari i masakrës në burgun e Dubravës, ka thënë se së bashku me grupin e shokëve që ishin të dënuar janë sjellur në burgun e Dubravës më 30 prill 1999.

“Bombardimet e NATO-s kanë filluar më 19 maj, së pari është bombarduar objekti C që e kemi quajtur në momentin që është bombarduar e kkam kuptuar që kshte pasur njerëz aty. Ditën e 19 majit janë vrarë tre të burgosur shqiptarë, njëri është Enver Topalli nga Ferizaj, dy të tjerëve nuk ia di emrat”, ka thënë Duraku në “Debat Plus“.

Duraku ka thënë tutje se në oborrin e burgut kanë hyrë gardianët dhe të burgosurit serb të cilët janë amnistuar më herët.

“Nga 19-21 maj nuk ka pasur kontrollë të gardianëve brenda burgjeve. Ne jemi gjetë ashtu siç kemi mundur për t’u ushqyer, ushqimi ka qenë i bollshëm sepse të burgusorit shqiptar kanë qenë në kujdes të kuzhinës”, ka shtuar ai.

“Më 21 maj NATO tërë ditën ka bombarduar, nuk ka pasur vend ku të fshiheshe dhe nӕ fund të kësaj dite janë 27 shqiptar të vrarë që i kemi numëruar ne vetë nga forcat e NATO-s”, ka shtuar tutje Duraku.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika