“Durimtari”, Kurti ende në pritje të KFOR-it për largimin e barrikadave në veri

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ende është në pritje të KFOR-it për largimin e barrikadave në veri të Kosovës

Albin Kurti, KFOR, barrikadat në Rudarë (ilustrim)

16 ditë janë bërë që nga vendosja e barrikadave në veri të Kosovës nga serbët si shenjë kundërshtimi i arrestimit të ish-policit serb, Dejan Pantiq, i cili po dyshohet për sulm ndaj zyrave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri.

10 dhjetori ishte dita kur barrikadat u vendosën nëpër rrugët kyçe që të dërgojnë drejt pikave kufitare në Jarinjë e Bërnjak, e të cilat u mbyllen përkohësisht.

Ndërkaq, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka paralajmëruar se pas Krishtlindjeve do të takohet me komandantin e KFOR-it, për të sqaruar se si do të veprohet me barrikadat në veri të Kosovës.

Në një konferencë për media të shtunën, Kurti ka thënë se Qeveria është në pritje që KFOR-i të veprojë, por “kjo nuk mund të tolerohet pafundësisht”, sepse këto nuk janë barrikada civile, por “barrikada të njerëzve të uniformuar dhe të armatosur”.

Gjithashtu, ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, paralajmëroi tri ditë më parë mundësinë e heqjes së barrikadave, nëse KFOR-i nuk vepron sa më shpejt.

Ndërkaq, gjatë ditës së shtunë, Kurti në një konferencë për media kërkoi 72 orë kohë për ta bërë të ditur emrin e ministrit të ri të Shëndetësisë.

Qytetarët, pa ministër të këtij dikasteri duruan gati tre muaj. Tani mbetet të shihet sa do të jetë në gjendje Kurti ta presë KFOR-in derisa të marrë masat për largimin e barrikadave në veri të Kosovës.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika