Durmishi akuzon PDK-në për shpifje, paralajmëron padi ndaj tyre

Zëvendësministri i Ministrisë së Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka reaguar pas akuzave të PDK-së, për keqpërdorim të 9 milionë eurove. Durmishi e ka akuzuar PDK-në, për shpifje dhe ka paralajmëruar se do t’i padis ata. Sipas tij, as ai dhe as ministri Liburn Aliu nuk e kanë shkelur asnjë ligj

Hysen Durmishi, zëvendësministër i Infrastrukturës

Pas akuzave të Partisë Demokratike të Kosovës, ndaj Ministrisë së Infrastrukturës për nënshkrimin e 42 kontratave burimore, ka reaguar zëvendësministri Hysen Durmishi, i cili ka mohuar akuzat duke thënë se nuk e kanë shkelur asnjë ligj.

PDK-ja e ka akuzuar këtë ministri, se përveç se kanë nënshkruar kontrata një burimore edhe ju kanë dhënë buxhet për punë shtesë në projektet e kontraktuara, kështu sipas tyre duke i keqpërdorur rreth 9 milionë euro.

Përmes një njoftimi në Facebook, Durmishi ka paralajmëruar padi për shpifje ndaj deklaratave të bëra nga anëtarët e PDK-së.

“Të gjitha kontratat tjera janë të nënshkruara nga qeverisjet e kaluara, me gabime të mëdha, në projekte, paramasa, pozicione të pa parashikuara e duke lënë gjithmonë hapësirën për penallti, pra ku Ministria obligohet të paguaj dëmshpërblime milionëshe pa asnjë punë të kryer”, ka deklaruar Durmishi.

Ministria e Infrastrukturës

Tutje Durmishi, ka akuzuar PDK-në, se në të kaluarën ka abuzuar me buxhetin e shtetit. Sipas tij një projekt në qeverisjen e PDK-së ka kushtuar rreth 19 milionë euro, tash kushton 9.

“Mirëmbajtja verore e dimërore për rrugët regjionale e nacionale qeverisjeve të kaluara ju ka kushtuar 19 milion euro në vit. Kurse në qeverisjen tonë për një vit për rrugët e njejta vetēm 9 milion euro. Edhe më lirë e natyrisht edhe më mirë. Kjo parti është në hall me xhepin e saj që e kishte të lidhur me buxhetin e shtetit”, ka shtuar Durmishi.

Gjatë ditës së enjte, Partia Demokratike e Kosovës, ka mbajtur një konferencë për media, ku ka akuzuar Ministrinë e Infrastrukturës, për keqpërdorim të 9 milionë eurove.

Sipas PDK-së, janë nënshkruar 42 kontrata një burimore, për shumicën e të cilave janë dhënë punë shtesë. Kjo parti ka paralajmëruar se do të ushtrojnë padi ndaj kësaj ministrie.

PDK: Ministria e Infrastrukturës ka keqpërdorur 9 milionë euro

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika