Durmishi: Javën tjetër fillon sanimi i përhershëm i kanalit të Ibër-Lepencit

Zëvendësministri Hysen Durmishi ka njoftuar se devijimi në kanalin Ibër-Lepenc pritet të përfundojë këtë javë, ndërsa javën tjetër do të nisë sanimi i përhershëm

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka bërë të ditur se me intensitetin e punimeve që po kryhen në kanalin e Ibër-Lepencit devijimi do të përfundojë gjatë kësaj jave.

Sipas tij, javën tjetër pritet të fillohet me sanimin e përhershëm të kanalit,

“Në kanalin e Ibër Lepencit po punohet pandërprerë që të funksionalizohet devijimi.  Me këtë intensitet të punimeve gjatë kësaj jave do të përfundon devijimi në mënyrë që javën tjetër të fillojmë me sanimin e përhershëm të kanalit”, ka njoftuar Durmishi, në rrjetin social Facebook.

Mbrëmjen e 29 nëntorit, një sulm terrorist ka ndodhur në fshatin Varragë të komunës së Zubin Potokut, ku pas një shpërthimi është dëmtuar kanalin e ujit të Ibër-Lepencit, nga ku furnizohen me ujë nga Liqeni i Ujmanit disa qytete të vendit, si dhe Korporata Energjetike e Kosovës për ftohjen e termoelektranave të saj.

Ky sulm u dënua edhe nga përfaqësues ndërkombëtarë në Kosovë.

Së fundmi, presidentja Vjosa Osmani ka deklaruar se Kosova ka prova konkrete që lidhin Serbinë me sulmin ndaj kanalit të ujit Ibër-Lepenc në Zubin Potok, duke theksuar përfshirjen e strukturave ilegale serbe.

Shija e redaktorit

“Ëndrra vazhdon…”, Peja nderon Arlind Gjikollin – Gjikla, artistin dhe...

“Ëndrra vazhdon…”, kështu u tha sot në qytetin e Pejës në dyvjetorin e vdekjes së ish-drejtorit menaxhues të Telegrafit, artistit Arlind Gjikolli – Gjikla,...

S’ka shpërthim në Mitrovicë, Policia: Ka pasur hedhje të fishekzjarreve...

Para disa minutash një shpërthim i zhurmshëm u dëgjua në Mitrovicë. Shpërthimi erdhi si pasojë e hedhjes së mjeteve piroteknike në jug të qytetit....

FSK aktivizohet për ruajtjen e infrastrukturës kritike në vend

Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se një nga vendim e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së Kosovës që është mbajtur në orët...

Të fundit nga rubrika