Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka thënë se rruga Prishtinë – Podujevë pritet të përfundojë vitin e ardhshëm.
Ndryshe, nga rrugët Prishtinë – Mitrovicë dhe ajo Prishtinë – Gjilan, Durmishi ka theksuar se me rrugën Prishtinë – Podujevë janë më mirë, pasi e kanë filluar vetë si Ministri dhe nuk e kanë trashëguar nga Qeveritë e kaluara.
“Prishtinë – Podujevë jemi shumë më mirë, sepse e kemi filluar që nga fillimi ne. Prej fazës së projektimit dhe jemi kujdes që mos me pas probleme. Njëjtë jemi kujdes në projektet e reja që fillojnë, ka me pas tjetër dinamikë, ka me pas mbikëqyrje të jashtë profesionale që të kujdesimi që projekti të kryhet në afat. Rruga Prishtinë – Podujevë përfundon vitin tjetër. Komplet përfundon vitin tjetër. Sepse kontrata ma e madhe i ka 365 ditë pune, kështu që brenda këtij afati përfundon, gjithsesi vitin tjetër e gjen të përfunduar rrugën Prishtinë – Podujevë” ka thënë Durmishi.
Gjithashtu, Durmishi ka folur edhe për rrugën Prishtinë – Mitrovicë dhe atë Prishtinë – Podujevë.
Edhe rruga Prishtinë – Mitrovicë pritet të përfundojë vitin e ardhshëm ka theksuar Durimishi.
“Prishtinë – Mitrovicë ka zgjatur, kjo çështje deri sa është shkëput kontrata, deri sa është përzgjedhur kompania ndërkombëtare mbikëqyrëse. Tash jemi në fazën e përzgjedhjes së operatori ekonomik dhe afati i kryerjes së punimeve është një vit kalendarik. Jo ditë pune, por një vit kalendarik. Ditën kur nënshkruhet kontrata, operatori ekonomik e ka afatin 1 vit për me përfundua komplet rrugën Prishtinë – Mitrovicë dhe po shpresojmë që të nënshkruar kontratën shpejt, asi jemi në fazën finale. Në mënyrë që në fundin e vitin të ardhshëm ta kemi të përfunduara Prishtinë -Mitrovicë. Atje shpronësimet janë të përfunduara të gjitha edhe pagesat janë të përfunduara.
Njëjtë është edhe Prishtinë – Gjilan, e kemi ndarë buxhetin komplet… kështu që krahas zhvillimeve të punimeve në pjesën e parë në Bresalc, ne do ta fillojmë menjëherë në pranverë procedurën për pjesën deri te kufiri”, ka thënë Durmishi.
Ministria e Aliut do të operojë me mbi 260 milionë euro për vitin 2024, mbi 5 milionë euro do të jenët për paga dhe mëditje.
“Për vitin 2024, Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës do të operojë me buxhet në vlerë prej 265,445,995.00€, ku prej tyre: