Durmishi: Situata nga vërshimet është e menaxhueshme, institucione lokale e qëndrore janë në teren

Zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Hysen Durmishi ka thënë se situata e krijuar nga vërshimet është e menaxhueshme

Pamje të postuara nga zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Hysen Durmishi

Zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Hysen Durmishi ka reaguar lidhur me vërshimet nga reshjet e shiut që ndodhën gjatë kësaj të diele.

Durmishi ka thënë se situata e krijuar me vërshimet është e menagjueshme.

Zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Transportit ka bërë të ditur se të gjitha institucionet lokale dhe qendrore janë në teren.

Mes tjerash, Durmishi ka potencuar se po bëjnë “gjithçka që është e mundur që ta kalojmë me sa më pak dëme”.

“Të dashur qytetarë, Situata e krijuar me vërshimet është e menagjueshme. Jemi të gjithë në teren institucione lokale e qëndrore. Po bëjmë gjithçka që është e mundur që ta kalojmë me sa më pak dëme”, ka shkruar Durmishi.

Në lidhje me vërshimet ka reaguar dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili ka bërë thirrje për kujdes të shtuar.

“Ekipet e menaxhimit të emergjencave që nga orët e hershme të mëngjesit janë në teren dhe kanë reaguar në të gjitha rastet e evidentuara. Sapo kam pranuar raportin nga Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave rreth gjendjes së krijuar me ç’rast konfirmohet se në zonën e Dukagjinit kemi dëme të ndryshme nga vërshimet”, ka shkruar ai.

Aktualisht, sipas Sveçlës situata është duke u menaxhuar dhe është në monitorim të vazhdueshëm nga Qendrat Emergjente në të gjitha komunat.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika