Durrës – Arrin anija më e madhe që është shkarkuar në një port shqiptar

Gjatë të shtunës ka arritur në Durrës anija më e madhe që ka shkarkuar në një port shqiptar

Në orët e vona të mbrëmjes së të shtunës, ka arritur në Durrës anija më e madhe që ka shkarkuar në një port shqiptar, cisterna e naftës Perseus Star 116000 dwt dhe 15 metra zhytje.

Anija e ngarkuar me naftë të përpunuar në Portin Sikka në Indi, shkarkon në terminalin MBM në Porto Romano.

Ky shkarkim realizohet për herë të parë në largësi 1.5 milje nga bregu dhe thellësinë 20 metra nëpërmjet tubave të shtrira nga bregu deri te anija, e cila qëndron në det e lidhur në 6 bova, aplikuar për herë të parë në Adriatik.

Anija 250 metra e gjatë dhe 44 metra e gjerë mban flamurin Marshall Islands./euronews.al

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika