Dushi: Sfidë vazhdon të mbetet numri i vogël i inspektorëve

FOTO: EO

Drejtori i Inspektorarit në Prishtinë, Florian Dushi, ka thënë se sfidë vazhdon të mbetet numri i vogël i inspektorëve.

Ai për EO, ka thënë se kërkesat kryesore të qytetarëve kanë qenë lirimi i hapësirave të uzurpuara, dhe që në fillim të mandatit të tij është marrë me këtë çështje.

“Që nga marrja e kësaj detyre kam vërejtur që ankesat kryesore të qytetarëve kanë qenë të orientuara në drejtim të lirimit të hapësirave të uzurpuara, prandaj edhe fokusi ynë ka qenë i drejtuar në këtë drejtim” ka thënë ai.

Ndër të tjera, Dushi ka thënë se kjo drejtori si sfidë kryesor e ka numrin e vogël të inspektorëve, por sipas tij, edhe pse është shtuar numri i tyre në disa dikastere, ky numër është i pamjaftueshëm.

“Po, sfidat kryesore kanë qenë numri i vogël i inspektorëve, karshi zhvillimeve jashtëzakonisht të mëdha dinamike në kryeqytet, kemi pasur numër jashtëzakonisht të vogël, duke përfshirë në sektorin e rendit komunal, sektorin e ndërtimit, veçanërisht mund t’ju them që kam gjetur Drejtorinë e Inspektoratit me vetëm 4 inspektorë të ndërtimit, të cilët, Prishtinën e kanë pasur të ndarë në katër zona të përgjithësisë dhe është dashur të përcjellin gjithë këto ndërtime që zhvillohen në Prishtinë, për fat tani e kemi dyfishuar numrin, por edhe kjo është e pamjaftueshme, kemi po ashtu edhe mangësi të stafit tek sektori pyjeve”.

“Edhe në këtë drejtim kemi aprovuar dhe jemi në fazën finale të rekrutimit të një numri të stafit shtesë dhe një projekt tjetër që e kemi për rritjen e numrit, dhe besoj që në finale do të kemi një numër të mjaftueshëm inspektorësh”, ka vijuar ai.

Sa i përket ndërtimeve pa leje, Dushi ka thënë se krahasuar me të kaluarën, situata është më mirë, duke sqaruar se nuk ka raste të fillimit të ndërtimit të objekteve kolektive pa leje.

Sipas tij, objektet pa leje kryesisht janë ndërtime të kategorisë së parë ose kategorisë që mund të konsiderohet familjare dhe janë në zona më periferike të qytetit.

Sipas Dushit, në kryeqytet problem i madh janë taksitë ilegale, të cilat janë të regjistruar në komunat e tjera dhe operojnë në Prishtinë, si dhe autobusët të cilët frekuentojnë në qendër të qytetit pa leje.

“Probleme janë dy, taksi ilegal dhe taksitë që janë të regjistruar në komunat për rreth kryeqytetit dhe vijnë operojnë në Prishtinë, dhe i kemi autobusët të cilët përkundër përcaktimit të qartë të linjave të tyre të qarkullimit, shpeshhere ndodh që i takojmë duke lëvizur edhe në pjesën qendrore të qytetit”.

Dushi duke folur për ankesat që kanë qytetarët në lidhje me zhurmën e shkaktuar nga muzika e kafeve në kryeqytet, tha se gjatë viti 2022, janë shqiptuar qindra gjoba.

Dushi ka pohuar se këtë vit, sheshet e Prishtinës janë çliruar nga shitësit ambulantë, duke shtuar se ata nuk do të lejohen më që hapësirat për lëvizjen e qytetarëve t’i përdorin.

“Shitësit ambulantë në shesh nuk do të lejohen në as një formë, as më kërkesa as pa kërkesë, nuk kemi më shitës ambulantë, ndoshta kemi ndonjë tentative, por megjithatë mund të thuhet që sheshi këtë vit është çliruar nga grupi i madh i shitësve ambulantë, është çliruar nga tarrasat e konstruksionit të pakuptimta që kanë qenë aty”.

“Dhe si shesh që ka qenë i dedikuar për qytetarët, secilën ditë ngushtohej hapësira, të cilën qytetarët mund ta shfrytëzonin. Edhe ata që janë lejuar, disa prej tyre shesin gjëra të caktuara, janë detyruar që të futen në rrugët anësore ose sekondare dhe jo të qëndrojnë në pjesën qendrore të sheshit, në pjesën qendrore nuk do të lejohet më askush sepse do të mbetet si hapësirë e dedikuar për lëvizjen e qytetarëve në mënyrë të lirë”, ka thënë Dushi. /EO

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika