Dushko Arshiq dënohet me 13 vjet burgim për krime lufte

Me 13 vjet burgim është dënuar Dushko Arshiq, i akuzuar nga Prokuroria Speciale për krime lufte. Konkretisht, Arshiq dyshohej për pjesëmarrjen në vrasjen e një civili shqiptar, dhe pjesëmarrje në maltretimin e dëbimin nga shtëpitë të shqiptarëve të Prishtinës

Aktakuza e ngritur në fundin e vitit 2022, kundër të dyshuarit Dushko Arsiq, i akuzuar për krime lufte, ka marrë verdiktin e gjykatës këtë të premte.

Vendimi me të cilin Arshiq u gjet fajtor dhe u dënua me 13 vjet burgim, është kumtuar nga gjyqtari Vesel Ismail.

Vesel ismaili – kryetar i trupit gjykues ka thënë se “Po ashtu ka marrë pjesë në keqtrajtimin e civilëve shqiptarë, e disa nga ta i kanë plagosur dhe vrarë. Në mes të këtyre viktimave, ka marrë pjesë në ekzekutimin e viktimës, tani të ndjerit , Brahim Shala, më 20 prill në Butovc.”

Artan Krasniqi, në atë kohë 15-vjeçar, ishte viktimë e keqtrajtimit të Arshiqit e të tjerëve, ndërsa ishte detyruar të bartte trupin e viktimës Shala.

Por, tani i dënuari dhe të tjerët, i kishin përcjellë edhe një porosi përmes tij.

Vesel ismaili – kryetar i trupit gjykues, ka thënë: Mbrojtja e tij kanë paralajmëruar ankesë në apel, duke shtuar se nuk janë befasuar nga vendimi dënues i shqiptuar në këtë rast, duke bërë akuza se institucionet e drejtësisë, nuk janë në gjendje të zhvillojnë gjykime të drejta.

Përveç pjesëmarrjes në vrasjen e Bajram Shalës dhe keqtrajtimin e Krasniqit, Arsiq akuzohej se kishte qenë pjesë e grupeve që kishin marrë pjesë në dëbimin e dhunshëm të prishtinasve gjatë periudhës janar –qershor 1999, si edhe plaçkitjen e zjarrëvenien e pronave të tyre.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika