Dy aksidente me fatalitet brenda 24 orëve në Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se të mërkurën në Kosovë kanë ndodhur dy aksidente trafiku, që kanë përfunduar me fatalitet

Aksident trafiku, foto ilustrim

Dy aksidente me fatalitet kanë ndodhur të mërkurën e 26 qershorit.

Një grua ka humbur jetën në një aksident trafiku në rrugën magjistrale Ferizaj-Gjilan, që ndodhi rreth orës 17:00.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën Sojevë e Ferizajt, ku janë përfshirë një kamion transportues dhe një veturë, ku ka mbetur edhe një person i lënduar.

Vdekja e gruas është konfirmuar nga mjekët kujdestarë në vendin e ngjarjes, e i lënduari po trajtohet në Qendrën Emergjente në Ferizaj.

“I dyshuari mashkull kosovar derisa ishte duke e drejtuar automjetin e tij dyshohet se nga pakujdesia e godet një kamion, ku përveç dëmeve materiale lëndime trupore pësojnë i dyshuari dhe viktima femër kosovare/pasagjere e cila nga lëndimet e marra ndërron jetë në vendin e ngjarjes. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar, kurse i dyshuari është dërguar për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin e PK-së.

Ndërsa në Viti një person ka humbur jetën, pasi me motoçikletën e tij ka përfunduar jashtë rrugës.

Sipas raportit 24-orësh, dyshohet se viktima duke mos iu përshtatur shpejtësisë së lëvizjes, humb kontrollin mbi motoçikletën dhe godet një veturë dhe përfundon jashtë rrugës.

Mjeku kujdestar konstatoi vdekjen e tij, teksa trupi i pajetë u dërgua në IML për obduksion.

“I dyshuari mashkull kosovar derisa ishte duke e drejtuar motoçikletën e tij, dyshohet se duke mos iu përshtatur shpejtësisë së lëvizjes, humb kontrollin mbi motoçikletën dhe godet një veturë dhe përfundon jashtë rrugës. I njëjti pëson lëndim të rënda dhe dërgohet për trajtim mjekësor ku mjeku kujdestar konstaton vdekjen e tij. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin e PK-së.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika