Dy aksidente trafiku me fatalitet në 24 orët e fundit në Kosovë

Policia e Kosovës

Gjatë të shtunës në Kosovë janë regjistruar dy aksidente trafiku me fatalitet, një në Ferizaj e një në Lipjan. 

Në Prelez të Jerlive në Ferizaj, një person ka humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti trafiku. 

“Prelez i Jerlive. 04.01.2025 – 07:00. Vozitësi mashkull kosovar me veturë nga pa kujdesia ka shkaktuar vetaksident trafiku, ku si pasojë, ka humbur jetën vetë vozitësi. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës i është liruar familjarëve për ceremoni mortore”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës. 

E në Grackë të Lipjanit në një aksident mes dy veturave dhe një kamioni, ka vdekur një person e janë lënduar dy tjerë. 

“Grackë, Lipjan / 04.01.2025 – 12:42. Është shkaktuar aksident trafiku në mes dy veturave dhe një kamioni dhe si pasojë, ka vdekur një vozitës mashkull kosovar, ndërsa dy vozitësit tjerë meshkuj kosovar kanë pësuar lëndime trupore. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar pos dy aksidenteve me fatalitet, edhe 26 tjerë ,me lëndime e 64 me dëme materiale.

Janë shqiptuar 1329 tiketa trafiku.

Shija e redaktorit

Lirohet ish-ushtari i UÇK-së Hasan Dakaj, po mbahej në burg...

Hasan Dakaj, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) i cili po mbahej në burg në Serbi është liruar sot(e premte). Lajmin për Dukagjinin e...

Memli Krasniqi: 2025 – Viti i drejtësisë, i fitoreve dhe...

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Memli Krasniqi, ka përcjellë një mesazh urimi për qytetarët e Kosovës me rastin e ndërrimit të motmoteve, duke...

Të fundit nga rubrika