Dy anije mallrash në Detin e Kuq goditen nga raketa të hedhura prej Jemenit

Në një incident të rëndë në Detin e Kuq, dy anije mallrash janë sulmuar me raketa dhe dronë nga Jemeni, sipas njoftimit të Shteteve të Bashkuara të premten. Një anije u godit nga një dron, ndërsa tjetra nga raketat, të lëshuara nga zona e Jemenit nën kontrollin e grupiut Huthi e cila është një lëvizje rebele e mbështetur nga Irani

Anëtarët e rojës bregdetare të Jemenit duke patrulluar me një anije në Detin e Kuq, në afërsi të ngushticës strategjike Bab al-Mandab Strait, 12 dhjetor 2023.

Dy anije mallrash në Detin e Kuq janë sulmuar me raketa dhe dronë të lëshuara nga Jemeni, thanë Shtetet e Bashkuara të premten.

Një anije u godit nga një dron, ndërsa një tjetër nga raketat, të dyja të lëshuara nga një pjesë e Jemenit që kontrollohet nga Huthi – lëvizja rebele e mbështetur nga Irani.

Ato u sulmuan në Bab El Mandab – një ngushticë e vogël e ujit, e cila është jetike për tregtinë globale.

Ky ishte sulmi më i fundit ndaj anijeve të huaja në këtë zonë prej se nisi lufta mes Izraelit dhe Hamasit – grupit radikal palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Huthi – që e kapi pushtetin para nëntë vjetëve – është deklaruar si mbështetës i Hamasit dhe thotë se po i sulmon anijet që udhëtojnë drejt Izraelit, shkruan REL.

“Ne jemi të vetëdijshëm se diçka që u lëshua nga një rajon i Jemenit i kontrolluar nga Huthi, e goditi një anije që u dëmtua, dhe u raportua për një zjarr”, tha një zyrtar amerikan për agjencinë e lajmeve AFP të premten.

Më vonë të premten, një zyrtar amerikan i Mbrojtjes tha se një raketë balistike e goditi një anije tjetër në Bab El Mandab. Ajo shkaktoi zjarr dhe një shkatërrues i marinës amerikane u nis për ta shuar zjarrin, sipas tij.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika