Dy çekë janë kapur duke e fotografuar tunelin që të çon në uzinën e Poliçanit

Të dielën e 21 gushit dy shtetas çekë janë arrestuar duke e fotografuar tunelin që të çon në uzinën e Poliçanit. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, thuhet se të dy çekët janë në procedurat shtetërore të sigurisë

Momenti i arrestimit të çekëve në uzinën e Poliçanit, foto nga TVKlan

Të dielën e 21 gushit të vitit 2022 në qytetin e Beratit, ka ndodhur një ngarje pothuajse e njëjtë me atë të uzinës së armëve në Gramsh, ku dy të dyshuar janë kapur në flagrancë nga forcat e rendit të Shqipërisë duke e fotografuar tunelin që të çon në uzinën e Poliçanit.

Të dyshuarit janë çekë, të cilët ishin duke eksploruar uzinë ushtarake të fishekëve në Poliçan të Beratit.

Në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes thuhet se rreth orës 08:40 të dielën 21 gushit kishin vënë re persona të paidentifikuar duke lëvizur pranë tunelit në Uzinën e Poliçanit.

“Menjëherë Policia Ushtarake në bashkëpunim me Policinë e Shtetit kanë izoluar hyrjet e tuneleve të cilët janë pothuajse të gjithë komunikues me njëri-tjetrin dhe pas kërkimeve kanë ndaluar dy persona me kombësi çeke. Rreth orës 12:30 në distancë 1.5 km larg tuneleve jashtë perimetrit të rrethimit të repartit u konstatuan dhe shoqëruan edhe dy shtetase te kombësisë çeke, bashkëjetuese të dy shtetasve të mësipërm”.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, thuhet se të dy çekët janë në procedurat shtetërore të sigurisë.

Shija e redaktorit

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

28 vite nga rënia e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut e...

Sot (e premte) shënohet 28 vjetori i rënies së heronjve të kombit, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. Më 31 janar të vitit...

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Të fundit nga rubrika