“Dy ditë besë i kanë edhe shumë i kanë” – Vëllai i Liridonës thotë se do ta zhvarrosin trupin e të ndjerës

Bashkëshortja e Naim Murselit, Liridona Murseli, ka mbetur e vrarë të mërkurën si pasojë e të shtënave me armë zjarri në Prishtinë.

Sot, Policia ka arrestuar tre persona lidhur me rastin. Një nga të arrestuarit është vetë Naim Murseli. Ai dyshohet se ka paguar një person për ta vrarë gruan e tij.

Liridon Ademi, vëllau i Liridona Murselit, tha për Gazetën Insajderi se çifti nuk kanë pasur probleme më herët, teksa konfirmoi se do ta zhvarrosin trupin e të ndjerës nga fshati i Naim Murselit.

“S’ka pasur problem asnjëherë. Motra jonë ishte e ndershme. Po është e vërtetë, do ta zhvarrosim trupin e saj nga atje me dashje ose pa dashje”, tregoi Ademi për Gazetën Insajderi.

Ai tha se i kanë dhënë dy ditë besë familjes Murseli.

“I kemi dhënë dy ditë kohë, edhe shumë e kanë”, tha ai.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika