Dy ditë para takimit në Bruksel, Kurti zhvillon biseda telefonike me ndërkombëtarët

Dy ditë para takimit në Bruksel, kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se ka zhvilluar dy biseda telefonike, njërën me emisarin për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, dhe tjetrën me këshilltarin e Departamentit të Shtetit, Derek Chollet, biseda këto të cilat i ka quajtur "të frytshme"

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës

Të martën e 16 gushtit, dy ditë para takimit në Bruksel, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se ka zhvilluar një bisedë telefonike me Derek Chollet, këshilltarin e Departamentit të Shtetit, bisedë të cilën shefi i ekzekutivit e ka quajtur të “frytshme”.

Kurti ka njoftuar se ka biseduar për shumë çështje për dialogun me Serbinë, duke theksuar rëndësinë e një marrëveshjeje të përqendruar në njohjen reciproke.

“Ai përcolli përshëndetjet e Sekretarit Blinken pas takimit tonë madhështor në Washington DC muajin e kaluar”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Po ashtu, kreu i Qeverisë së Kosovës ka bërë të ditur se ka zhvilluar një bisedë telefonike edhe me të dërguarin special për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, duke theksuar se është e nevojshme që në takimin e 18 gushtit në Bruksel të diskutohet për marrëveshjen me Serbinë me njohje reciproke në qendër.

Kurti në bisedë telefonike me emisarin Peach, diskutojnë për takimin e 18 gushtit në Bruksel

Ndryshe, më 18 gusht, Kryeministri Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, do të takohen në Bruksel, në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Po ashtu, Zyra e Informacionit të BE-së ka publikuar agjendën e takimit të kryeministrit Kurti dhe presidentit të Serbisë, Vuçiq që do të mbahet të enjten në Bruksel duke filluar në orën 10:30.

Sipas njoftimit, ky takim do të fokusohet në marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Ndryshe, në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, Kurti dhe Vuçiq janë takuar dy herë.

Takimi i tyre i fundit është zhvilluar në korrik të vitit 2021.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika