Dy eksperte mjeko-ligjore po dëshmojnë në të njëjtën kohë në gjykimin ndaj Pjetër Shalës

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, dy eksperte mjeko-ligjorë, Karin Dune-Prinsen dhe Lozano Parra, të cilët punojnë në Institutin Holandez për të Drejtat e Njeriut dhe Vlerësim Mjekësor, janë duke dëshmuar për dëmin fizik dhe psiqik të një viktime të pretenduar të torturës dhe keqtrajtimit çnjerëzor në gjykimin ndaj Pjetër Shalës

Karin Dune-Prinsen dhe Lozano Parra.

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, në gjykimin ndaj Pjetër Shalës janë duke dhënë dëshminë e tyre dy eksperte mjeko-ligjore në të njëjtën kohë, Karin Dune-Prinsen dhe Lozano Parra.

Të njëjtat punojnë në Institutin Holandez për të Drejtat e Njeriut dhe Vlerësim Mjekësor (IMO) dhe janë duke dëshmuar për dëmin fizik dhe psiqik që ka pësuar njëra nga viktimat pjesëmarrëse në këtë çështje, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Paraprakisht, mbrojtësi i viktimave, Simon Laws, ka pyetur të njëjtat për kualifikimet dhe përvojën e tyre. Është thënë se ekspertja Parra ka studiuar mjekësinë dhe ka specializuar për psikiatri dhe se profesionin e psikiatres e ka ushtruar në tri fusha nga 2013 e tutje.

Ajo tha se nga tetori i vitit 2020 është pjesë e IMO-s, në të cilin institut bëjnë vlerësime mjeko-ligjore të viktimave të pretenduara të torturës dhe keqtrajtimit çnjerëzor.

Ekspertja tha se ka trajtuar me qindra persona që kanë vuajtur nga trauma, si dhe pohoi se ka qenë bashkautore e një raporti tjetër që është paraqitur para këtij trupi gjykues.

Kurse u tha se ekspertja Prinsen ka studiuar psikologjinë zhvillimore dhe se nga viti 2003 ka punuar në këtë fushë, ndërsa nga viti 2015 është pjesë e IMO-s.

Edhe kjo eksperte tha se ka trajtuar me qindra viktima të pretenduara të torturës dhe keqtrajtimit çnjerëzor dhe se e njëjta bën vlerësime mjeko-ligjore, rishikon raportet e kolegëve dhe bën hetime të përbashkëta me ta.

Gjithashtu, tha se ka qenë bashkautore e raportit tjetër që është paraqitur para këtij trupi gjykues.

Më tej, ekspertes Parra iu kërkuar të bëjë përmbledhje të protokollit të Stambollit, e që tha se është botuar nga OKB-ja për herë të parë më 2001 dhe është rishikuar disa herë e që, versioni më i ri është i 2022-ës.

“Ne përdorim këtë protokoll sepse në të janë standardet ndërkombëtare për hetim dhe vlerësim kur trajtohen viktimat e pretenduara të torturës dhe keqtrajtimit çnjerëzor”, ka thënë ajo.

Po ashtu, ato thanë se u është kërkuar të bëjnë një raport për këtë çështje gjyqësore, duke ekzaminuar një person në përputhje me këtë protokoll.

Më tej, për shkak të ndjeshmërisë së rastit, seanca kohë pas kohë ka kaluar në seancë private.

Ekspertja Prinsen ka sqaruar se simptomat më të zakonshme të torturës dhe ndalimit arbitrar janë shmangia e ngjarjeve të tilla, ndjenja e fajësisë dhe e turpit, zymtësi, shkëputje nga realiteti dhe se mendojnë vetëm se çfarë u ka ndodhur, si dhe çrregullimi i stresit pastraumatik janë të lidhura me pasojat e torturës dhe trajtimit çnjerëzor.

Seanca ka vazhduar në sesion privat.

Fillon paraqitja e provave nga mbrojtësi i viktimave

Seanca e së hënës në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, në gjykimin ndaj Pjetër Shalës ka filluar me paraqitjen e provave nga mbrojtësi i viktimave, Simon Laws.

Kryetarja e trupit gjykues, Mappie Veldt-Foglia, ka thënë se mbrojtësi i viktimave, Simon Laws, më 24 korrik ka kërkuar që dy ekspertët që kanë përgatitur raportin të dëshmojnë në të njëjtën kohë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Kjo me arsyetimin që ata të japin mendimet e tyre dhe të plotësojnë dëshminë e njëri-tjetrit dhe sipas tyre kjo është në përputhje me rregullat për përgatitje tilla.

Andaj, e njëjta kërkesë është miratuar nga trupi gjykues dhe seanca do të vazhdojë në seancë publike me dëgjimin e dy ekspertëve pa masa mbrojtëse.

Ndryshe, gjatë muajit shkurt ka filluar gjykimi në këtë rast, ku më 21 shkurt Prokuroria dhe mbrojtja e viktimave kanë paraqitur deklaratat e tyre hyrëse, kurse më 22 shkurt janë dëgjuar deklaratat hyrëse të mbrojtjes së Pjetër Shalës, si dhe deklarata pa betim e tij.

Në mars ka filluar paraqitja e provave të Prokurorisë, ku deri më tani janë dëgjuar nëntë dëshmitarë.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika