Dy gazetarë po tentonin të merrnin imamin në intervistë, sulmohen nga një person në Vushtrri

"Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në xhami ka sulmuar gazetaren femër kosovare dhe kolegun e saj mashkull  kosovar, të cilët ishin duke biseduar me imamin e xhamisë për një intervistë", thuhet në raportin 24-orësh

Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Vushtrri pasi dyshohet të ketë sulmuar një gazetare së bashku me kolegun e tij, gazetar brenda ambienteve të xhamisë.

Kjo pasi të njëjtit ishin duke biseduar me imamin e xhamisë për një intervistë.

Kështu bëhet e ditur në raportin e përditshëm të policisë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në xhami ka sulmuar gazetaren femër kosovare dhe kolegun e saj mashkull  kosovar, të cilët ishin duke biseduar me imamin e xhamisë për një intervistë”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika