Dy gazetarë ukrainas arrijnë në Kosovë

Serhii Shevchenko dhe Liudmyla Mekh, janë gazetarët e radhës ukrainas që të dielën e 22 majit, kanë mbërritur në Kosovë

Dy gazetarët ukrainas, të dielën e 22 majit, kanë mbërritur në Kosovë. Këtë e ka bërë të ditur Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës(AGK).

Serhii Shevchenko dhe Liudmyla Mekh, janë gazetarët e radhës nga Ukraina që vijnë në Kosovë, pas Lyudmila Makey më 18 prill.

Përmes një postimi në Facebook, AGK ka thënë se Mekh dhe Shevchenko janë pjesë e programit “Journalists in Residence-Kosovo”.

“Liudmyla Mekh dhe Serhii Shevchenko, si pjesë e programit “Journalists in Residence – Kosovo”. Ata janë vendosur në Prishtinë, dhe do të kenë mundësinë që të vazhdojnë punën e tyre si gazetarë nga Kosova”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, gazetarët veteranë kanë punuar në media të ndryshme në Ukrainë, dhe janë pjesë aktive e Unionit Kombëtar të Gazetarëve të Ukrainës (NUJU).

Zonja Mekh është themeluese dhe presidente e Fondacionit “Iniciativa e Gazetarëve”, me bazë në kryeqytetin ukrainas, Kiev.

Gazetarët janë pritur në aeroport nga zyrtarja ligjore e European Centre for Press and Media Freedom ECPMF, Flutura Kusari, nga kryetari i AGK-së, Xhemajl Rexha dhe përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Brendshme(MPB).

May be an image of 9 people and people standing

Programi “Journalists in Residence – Kosovo”, financohet nga Qeveria e Kosovës dhe ofron mjete të qerasë për banesë, pagesë mujore dhe sigurim shëndetësor për 20 gazetarët që pritet të mbërrijnë në Kosovë në javët në vazhdim.

Po ashtu, dy gazetarët janë mirëpritur edhe nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Përmes një postimi në Twitter, ai ka thënë se kombet përcaktohen në kohë të vështira.

“Ne solidarizohemi me Ukrainën”, ka shkruar Kurti.

Ndërkaq, më 18 prill, Lyudmila Makey, ishte gazetarja e parë nga Ukraina që kishte arritur në Kosovë, në kuadër të programit “Journalist in Residence in Kosovo”.

Qeveria e Kosovës, kishte marrë vendim që 20 gazetarë nga Ukraina mund të vijnë e të strehohen në Kosovë.

Ajo në një konferencë për media, të organizuar nga AGK-ja, ishte shprehur se i ka bërë përshtypje mikpritja e popullit kosovar.

Gazetarja e parë ukrainase që ka arritur në Kosovë, Makey ishte pritur edhe nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

“Solidariteti ynë me popullin e Ukrainës dhe luftën çlirimtare kundër agresionit ushtarak rus janë të padiskutueshme”, thuhej në postimin e Kurtit.

Gazetarja ukrainase: I jam mirënjohëse shtetit të Kosovës

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika