Dy kryeministrat evropianë vizitojnë Kosovën

Krerët e shtetit këtë të martë do te presin në takim kryeministrin e e Holandës, Mark Rutte, si dhe kryeministrin e Luksemburgut, Xavier Bettel

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të presin në takim kryeministrin e Holandës, Mark Rutte, si dhe kryeministrin e Luksemburgut, Xavier Bettel.

Temë diskutimi do të jetë situata në Kosovë, dialogu dhe zhvillimet e fundit.

Të dy kryeministrat pritet të arrijnë në Aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës në orën 07:55.

Fillimisht, presidentja Osmani do t’i presë në takim të dy kryeministrat në ora 08:30.

Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit.

Ndërkaq, në ora 09:15-9:20, kryeministri Kurti do t’i përshëndesë të dy kryeministrat para ndërtesës së Qeverisë.

Agjenda do të vazhdojë në ora 09:20 me takimin e Kurtit me kryeministrin Rutte dhe Bettel.

Konferenca e përbashkët e kryeministrave do të mbahet në ora 10:05.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika