Dy kryetarët e VV-së, s’u takuan me Hovenier, Kurti: Morën vendimin e duhur

Kryetarët e komunës së Mitrovicës së Veriut dhe Leposaviqit nuk kanë marrë pjesë në takimin me ambasadorin amerikan Jeff Hovenier dhe këtë vendim e ka konsideruar të duhur kryeministri Albin Kurti

Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës
Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mbështetur vendimin e kryetarëve të dy komunave veriore nga Lëvizja Vetëvendosje për të mos takuar ambasadorin amerikan Jeff Hovenier, duke thënë se kanë marrë vendimin e duhur për të qëndruar në zyrat e tyre.

Kurti ka theksuar se kryetarët e VV-së ishin ftuar në një takim që ishte planifikuar në orar të punës së tyre, dhe se ata ishin shkuar në zyrat e tyre në ato momente.

Ai gjithashtu ka shtuar se kjo nuk do të thotë se ata nuk do të shkojnë sërish të takohen me ambasadorin amerikan Hovenier, me të cilin Kosova ka bashkëpunim të mirë.

Kryeministri ka theksuar se në momentin e takimit ishte rëndësishme që kryetarët  të qëndronin në zyrat e tyre, dhe ka shpresuar që ambasadorët të vizitojnë kryetarët e institucioneve të Kosovës në zyret e tyre të punës.

“Ata janë ftuar në një takim që ka qenë në orar të punës… ata kanë shkuar në orarin e tyre të punës, kjo nuk do të thotë se nuk do të shkojnë sërish ambasadorin amerikan Hovenier, që kemi bashkëpunim tejet të mirë. Ai ka qenë orari i punës, në ato momente ka qenë e rëndësishme të jenë aty, shpresoj që ambasadorët së shpejti t’i vizitojnë në ato zyre”, është shprehur Kurti, në një intervistë për KTV-në.

Ai ka përmendur se në të kaluarën, ambasadorët kanë vizituar komunat e tjera të Kosovës, dhe nëse kryetarët e Kosovës ftohen te ambasadorët, ata gjithashtu duhet të shkojnë te ata.

“Është njohur procesi zgjedhor është njohur rezultati, nuk mundemi të krijojmë struktura paralele të Kosovës, në raport me strukturat paralele të Serbisë. Në ato objekte do të duhej që ambasadorët po ashtu t’i vizitojnë si në komunat e tjera. Natyrisht nëse ftohen kryetarët tanë te ambasadorët edhe ata duhet të shkojnë te ata. Ajo ka qenë një ditë e veçantë, që prej Leposaviqit, megjithatë turma rrotull, unë besoj që e ka marrë vendimin e duhur që të qëndrojnë në zyrë atë ditë”, ka thënë ai.

Sipas tij, vendimi i tyre ka qenë i duhur që atë ditë të qëndrojnë në zyrat e tyre, duke iu referuar situatës aktuale në Kosovë, ku KFOR-i dhe NATO po përballen me sulme.

Ai ka theksuar se në këtë moment të tensionuar, kryetarët e institucioneve duhet të jenë në zyrat e tyre, duke u përkushtuar për sigurinë dhe situatën në vend.

“Në këtë ditë kur po sulmohej KFOR-i e NATO, është dashur të jenë aty e jo në Prishtinë”, ka deklaruar Kurti.

Kryetarët e komunës së Mitrovicës së Veriut dhe Leposaviqit, nga partia e LVV-së nuk morën pjesë në takimin me ambasadorin amerikan Hovenier në atë ditë, duke vendosur të qëndrojnë në zyrat e tyre.

Të vetmit që iu përgjigjen ftesës ishin Ilir Peci, kryetar i Zveçanit, dhe Izmir Zeqiri, kryetar i Zubin Pozokut. Ndërsa, kryetari i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq dhe kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi nuk kishin shkruar në takim.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika