Dy orë pritje për të dalë nga Kosova në pikën kufitare në Merdarë

Qytetarët, për të dalë nga Kosova në pikën kufitare në Merdarë, janë duke pritur dy orë të plota, ndërsa te pika tjetër e kufirit te Dheu i Bardhë janë duke pritur rreth 80 minuta

Fotografi: Dorentina Thaqi

Deri në dy orë të plota janë duke pritur qytetarët për të dalë nga Kosova në pikën kufitare në Merdar.

Sipas të dhënave të Qendrës kombëtare për menaxhim kufitar, të përditësuar mëngjesin e sotëm, kolona e veturave që janë duke pritur për të dalë nga Kosova, në Merdarë është 1500 metra.

Ndërsa në vendet e tjera, si Dheu i Bardhë pritjet për të dalë janë 500 metra, ndërsa në Jarinje 70-80 metra.

Po ashtu, pritje për të dalë nga Kosova ka edhe në pikën kufitare te Dheu i Bardhë, rreth 60-80 minuta.

Në pikat e tjera nuk ka pritje as në hyrje e as në dalje, ose mesatarisht hyrja dhe dalja përllogariten rreth 5-10 minuta maksimum dhe pa kolona të pritjes.

Fotografi nga statistikat e Qendrës për menaxhim kufitar

Shija e redaktorit

“Dukagjini Resort” te Rana e Hedhur, në fillim të rrugës...

"Dukagjini Resort" është një projekt i jashtëzakonshëm arkitekturor te Rana e Hedhur, në kilometrat e parë të rrugës së re Shëngjin-Velipojë. Resorti, puna për ndërtimin...

Distria Krasniqi shpallet për herë të tretë kampione e Evropës...

Distria Krasniqi ka shkëlqyer sërish në arenën ndërkombëtare të xhudos, duke fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian që po mbahet në Podgoricë të...

Kongresi Amerikan paraqet rezolutë kundër krimeve të dhunës seksuale në...

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), njofton se Kongresi Amerikan paraqet Rezolutën 26 – një zë i fuqishëm kundër krimeve...

Të fundit nga rubrika