Dy persona arrestohen për tentim vrasje në Drenas, i dyshuari i tretë ende në arrati

Policia e Kosovës ka njoftuar se dy persona janë arrestuar nën dyshimet për tentim vrasje. Kurse personi i tretë i dyshuar sipas policisë është ende në arrati

Qyteti i Drenasit

Dy persona janë arrestuar nën dyshimet për tentim vrasje me thikë ndaj dy personave të tjerë.

Viktimat, sipas Policisë së Kosovës, janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

Dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërkaq, personi tretë i dyshuar sipas njoftimit të policisë është ende në arrati

“Raportohet se pas një mosmarrëveshjeje verbale, tre të dyshuar meshkuj kosovarë, i kanë sulmuar fizikisht me thikë dy viktima meshkuj kosovarë. Dy viktimat janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një thikë, ndërsa dy prej të dyshuarve janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, ndërsa njëri nga të dyshuarit është në arrati”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika