Dy persona hedhin bombë dore në kopshtin e një shtëpie në Isniq

Dy persona dyshohet se kanë hedhur një bombë dore në kopshtin e një shtëpie në Isniq, ndërsa policia ka konfiskuar një dorezë të dyshuar si pjesë e bombës dhe nuk raportohet për të lënduar ose dëme materiale

Policia e Kosovës

Dy persona dyshohet se kanë hedhur një bombë në kopshtin e një shtëpie në fshatin Isniq të Deçanit në orët e para të së hënës.

Sipas njoftimit të Policisë, në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një dorezë që dyshohet të jetë e bombës se dorës.

Nuk raportohet për të arrestuar apo të lënduar.

“Raportohet se dy persona të dyshuar me një motoçikletë (skuter), në kopshtin e një shtëpie kanë hedhur një bombë dore. Në vendin e ngjarjes në cilësi të provës materiale është gjetur dhe konfiskuar një dorezë që dyshohet të jetë e bombës se dorës. Nuk raportohet për të lënduar apo dëme materiale”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

Rasti është iniciuar si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Shija e redaktorit

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj fiton meçin me nokaut

Roberto Bakaj ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar në Harrow Leisure Center. Bakaj ashtu si vëllai i tij arriti ta nokautoj kundërshtarin, Shaban Hamadi...

Amarildo Bakaj fiton meçin me nokaut

Amarildo Bakaj ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionist. 25-vjeçari arriti fitore ndaj kundërshtarit, Mawuli Folivi në meçin e zhvilluar në Harros Leisure Center. Bakaj...

DASH lidhur me aktakuzën për Banjskën: Të respektohet procesi gjyqësor

Shtetet e Bashkuara tha se inkurajojnë respektimin e procesit gjyqësor dhe të sundimit të ligjit, pasi Kosova ngriti aktakuzë lidhur me sulmin e armatosur...

Të fundit nga rubrika