Dy persona kanë vdekur nga vërshimet në Spanjë

Të paktën dy persona kanë humbur jetën dhe tre të tjerë janë zhdukur nga reshjet e shiut të cilat shkaktuan përmbytje të mëdha në Spanjën qendrore, duke mbyllur rrugët, linjat e metrosë dhe lidhjet e trenave me shpejtësi të lartë

Vërshimet në Madrid, Spanjë. 2023

Dy persona kanë vdekur dhe tre të tjerë janë zhdukur të hënën, si pasojë e vërshimeve të shkaktuara nga shirat e mëdha gjatë fundjavës në Spanjë.

Stuhia e fundjavës e goditi pothuajse tërë vendin. Kadiz, Tarragona dhe Kastello ishin provincat e goditura nga shirat më të mëdha të dielën, sipas Zyrës Meteorologjike Aemet.

Dy njerëz vdiqën në provincën Toledo, si pasojë e stuhisë, tha kryetari i qeverisë rajonale të Kastillas, pa dhënë ndonjë hollësi.

Mediat spanjolle raportuan se një burrë u gjet i vdekur nga policia gjatë kërkimeve në një rrugë afër qytetit Bargas, derisa një burrë tjetër vdiq derisa ekipet e shpëtimit po mundoheshin të arrinin te ai në qytetin Kasarubios del Monte.

Shërbimet emergjente janë në kërkim të një burri, i cili u zhduk pasi vetura e tij u përmbyt në një lumë të hënën në mëngjes në zonën rurale, Aldea del Frenso, në perëndim të Madridit.

Zjarrfikësit e gjetën djalin e tij 10-vjeçar – i cili ishte në veturë me të dhe fillimisht u raportua si i zhdukur – të hënën në maje të një peme.

Një ditë më herët, shërbimet emergjente i kishin shpëtuar nënën dhe motrën e djaloshit.

“I gjori djalë e kaloi natën në një pemë”, tha kryetarja e qeverisë rajonale të Madridit, Isabel Diaz Ayuso.

Familja, e cila jeton në rrethinën e Madridit, Alkorkon, ishte duke qëndruar në një shtëpi pushimi të cilën e ka në pronësi në Aldea del Fresno kur goditi stuhia.

Ata kishin dalë në rrugë të alarmuar nga vërshimet e mëdha, sipas saj.

 

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika