Dy persona kanë vdekur si pasojë e sulmeve të dronëve turk në veri të Irakut

Më datë 6 gusht 2023, dy persona kanë vdekur si pasojë e sulmeve të dronëve turk në veri të Irakut. Sulmet e dronëve kanë ndodhur në dy lokacione të ndryshme në kufirin verior të Irakut

Fotoilustrim

Sulmet turke me dron goditën objektivat e Partisë Punëtore të Kurdistanit (PKK-së) në Irakun verior, duke vrarë dy persona.

Siç raporton Reuters, dy punëtorë të Partisë Punëtore të Kurdistanit ishin në automjetin e tyre në qytetin Çamçamal kur droni i goditi, duke vrarë një dhe duke plagosur një tjetër, tha shërbimi kundër terrorizmit në një deklaratë.

Një tjetër sulm me dron turk vrau një luftëtar të PKK-së dhe plagosi një tjetër kur goditi automjetin e tyre pranë qytetit Amadiya, afër kufirit turk në provincën Dahuk, tha një burim kurd i sigurisë duke folur në kushte anonimiteti.

Turqia e konsideron PKK-në si një grup terrorist dhe kryen rregullisht sulme ajrore në Irakun verior, i cili ka qenë prej kohësh jashtë kontrollit të drejtpërdrejtë të qeverisë së Bagdadit. Ajo gjithashtu ka dërguar komando për të mbështetur ofensivën e saj.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika