Dy persona sulmohen me mjet të mprehtë në Prishtinë, arrestohet i dyshuari

Dy viktima kanë kërkuar ndihmë mjekësore në QKUK, pasi sipas tyre janë therur me thikë nga persona të panjohur. Pas tretmanit mjekësor, njëri nga viktimat është liruar, ndërsa tjetri ka vazhduar për tretman të mëtutjeshëm. Pas hetimeve është arritur të identifikohet dhe të arrestohet i dyshuari

Një person është arrestuar të shtunën e katër marsit, pasi dyshohet se ka sulmuar dy persona me mjet të mprehtë, në Prishtinë.

Kështu është bërë e ditur në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, ku theksohet se dy persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Pas tretmanit, njëri nga viktimat është liruar, kurse tjetri ka vazhduar për mjekim të mëtutjeshëm.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Këtë rast, policia e ka cilësuar si “vrasje në tentativë”.

“Dy viktima meshkuj kosovarë (njëri i mitur), kanë kërkuar ndihmë mjekësore në QKUK, pasi sipas tyre janë therur me thikë nga persona të panjohur. Pas tretmanit mjekësor njëri nga viktimat është liruar, ndërsa tjetri ka vazhduar për tretman të mëtutjeshëm. Pas hetimeve është arritur të identifikohet dhe të arrestohet i dyshuari mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Ndryshe, brenda 24 orëve të fundit, policia ka arrestuar 12 persona dhe nëntë të tjerë janë dërguar në mbajtje.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika