Dy persona u raportuan të zhdukur në 24 orët e fundit

Një burrë në Gjilan dhe një grua në Shtërpcë, janë raportuar të zhdukur, ndërsa Policia ka nisur hetimet

Foto ilustruese

Një burrë në Gjilan dhe një grua në Shtërpcë janë raportuar të zhdukur të hënën.

Siç thuhet në raportin 24-orësh të Policisë, në Gjilan është raportuar se një burrë ka dalë nga shtëpia dhe më nuk dihet për vendndodhjen e tij.

“Gjilan 20.01.2025-13:00. Është raportuar se viktima mashkull kosovar ka dalur nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij. Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprimet policore për procedurat e mëtejme hetimore”, thuhet në njoftim.

Ndërsa, në Shtërpcë një grua raportohet e zhdukur nga 18 janari.

“Shtërpcë, 20.01.2025-12:00. Është raportuar se më 18.01.2025 ka dalur nga shtëpia viktima femër kosovare dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj. Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprimet policore për procedurat e mëtejme hetimore”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika