Dy prej serbëve të arrestuar pranojnë se punojnë në institucionet e sigurisë në Serbi

Disa manastire në Kosovë kishin vizituar katër serbët e arrestuar në Gjakovë për armëmbajtje pa leje. Të njëjtit u sollën në Gjykatën Themelore në Gjakovë në seancën përgatitore për caktimin e masës së sigurisë. Aty u tha se të dyshuarit nuk është hera e parë që vijnë në Kosovë, derisa vet pranuan edhe një fakt të rëndësishëm

Dy nga katër serbët e arrestuar në Gjakovë e kanë pranuar edhe vetë se punojnë në institucione të sigurisë në Serbi.

Në seancën përgatitore për caktimin e masës së sigurisë të mbajtur këtë të hënë, Pavle Kragoviq ka thënë se punon si inspektor i Policisë në Kragujevc të Serbisë.

Ndërsa Milovan Steviq deklaroi është doktor, stomatolog, në akademinë ushtarake të mjekësisë në Beograd.

Branko Rakiq tha se është teknik i komunikacionit dhe Nemanja Vamoviq deklaroi se është inxhinier i pylltarisë.

Prokuroria tha se masa e paraburgimit ndaj të dyshuarve është e duhura.

“Janë gjetur mjete të mprehta te cekura me lartë te pandehurit i kanë mbajtur gjate vizitës në mënyre të organizuar në disa nga manastiret ortodokse në Kosovë…”, deklaroi Venera Shala – Prokurore

Por këtë masë e kundërshtuan të dyshuarit përmes avokatëve mbrojtës, derisa aty u përmendet edhe reagimi i ministrit të Brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçla.

“As nuk ka bazë, as fare hiç as për vendimin e fillimit te procedurës penale, e aq më pak për caktimin e paraburgimit…”, deklaroi Hasan Hoti – Avokat.

“Këtu nuk ka fare vepër penale dhe nuk flasim për dyshimin e bazuar mirëpo, për shkak të një sakice të vogël, një sharre të vogël, e një thike të vogël. I kemi 15 kamera këtu edhe i shihni sigurimin. Kemi deklaratën e ministrit si të mos shkojnë këta njerëz në paraburgim duhet të gjendet diçka. Do të gjejnë diçka”, Predrag Milkoviq – Avokat.

Njëri nga të dyshuarit tha se vjen çdo vit në Kosovë në ketë periudhë për shkak të festave ortodokse.

“Une jam gati çdo vjet ne kohen e njëjtë këtu. Nëse jam shendosh do të jem edhe në vitin tjetër”, tha Millovan Steviq – I dyshuar

Këtë grup prej katër personash që po udhëtonin me veturë me targa të Kragujevcit, e kanë ndalur zyrtarët policorë për tejkalim të kufizimit të shpejtësisë.

Sheremet Elezaj- Zëdhënës i Policisë në Gjakovë ka deklaruar se “Kanë ndaluar një veturë me targa të Serbisë në Gjakovë. Pas kontrollimit të veturës janë gjetur tri armë të ftohta, dy thika e një sopatë. Në stacionin policor janë shoqëruar 4 persona që kanë qenë në automjet”.

Disa nga të dyshuarit ofruan edhe dorëzani për tu mbrojtur në liri, ndërkohë që gjykata u vazhdoi masën e ndalimit derisa të nxjerrë vendim mbi masën e sigurisë.

Të katër të arrestuarit ishin duke udhëtuar në drejtim të Prizrenit nga Gjakova.

Kurse nga rasti në Prizren, 2 persona gjenden në ndalim, kurse 10 të tjerë janë intervistuar në cilësinë e dëshmitarëve.

Shija e redaktorit

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Presidentja Osmani takon presidentin e Sirisë, bisedojnë për hapjen e...

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në kuadër të Forumit Diplomatik të Antalyas në Turqi është takuar edhe me presidentin e ri të Sirisë, Assad...

Presidentja Osmani udhëton për në Turqi me ftesë të Erdoganit,...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me ftesë të Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka udhëtuar të merr pjesë në Forumin Diplomatik të Antalisë. Në një...

Të fundit nga rubrika