Dy prej të lënduarve nga shpërthimi i bombolës së gazit në fshatin Kçiq i Madh i Mitrovicë së Jugut janë në gjendej më të rëndë.
Ndërsa, një dhjetë vjeçare që u lëndua në këtë shpërthimin do të niset për trajtim në Suedi.
Këtë e ka bërë të ditur mjekja kujdestare në Mjekim Intensiv të QKUK-së, Agreta Gashi.
14 persona janë lënduar të shtunën pasdite si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi në fshatin, Kçiq i Madh.
Sipas policisë, shkaqet e shpërthimit të bombolës së gazit, ende nuk dihen.
“Katërmbëdhjetë persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi në bodrumin e shtëpisë ku po qëndronin. Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK. Shkaqet e shpërthimit ende nuk dihen”, thuhet në raport.
Përveç të lënduarve si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar edhe dëme të konsiderueshme materiale.