“Dy republika, një komb”, Kurti shkruan për 58 marrëveshjet bilaterale me Shqipërinë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka shkruar për marrëveshjet bilaterale me Shqipërinë dhe ka thënë se "shumë është bërë, edhe më shumë duhet bërë"

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama

“Dy republika, një komb. Dy vjet e gjysmë, 58 marrëveshje bilaterale, me një qëllim: më shumë përfitime për qytetarët, më shumë për ekonominë”.

Kështu ka thënë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili shprehet se për dy vjet e gjysmë janë bërë 58 marrëveshje bilaterale mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Kurti ka thënë se për mbi 200 mijë banorë të brezit të përbashkët kufitar mundësuan lëvizjen e lirë duke funksionalizuar 26 vendkalime të veçanta, derisa për të gjithë, mundësuan kalimin e lirë e pa kontrolle të kufijve gjatë muajve të verës, fundjavave dhe ditëve të pushimeve zyrtare.

“Krahas lëvizjes nga njëri shtet në tjetrin, lehtësuam edhe qëndrim te njëri dhe tjetri shtet, sepse thjeshtuam procedurat për pajisjen me leje qëndrimi, me afat 5 vjeçar. Hoqëm edhe detyrimin për apostilim të dokumenteve administrative”, ka shkruar Kurti.

Ai ka thënë tutje se me dy zyra doganore të Kosovës në Durrës dhe Porto Romano, kanë fituar qasje në det dhe se aty bëhet zhdoganimi i të gjitha mallrave me destinacion Kosovën. Sipas tij, kjo u ka ndihmuar drejtpërdrejt bizneseve që tashmë kanë kursyer nëntë milionë euro, në të njëjtën kohë që edhe ekonomia e Shqipërisë ka përfituar nga rritje me 50% e dërgesave të Kosovës përmes Portit të Durrësit.

“Sivjet shkëmbimet tona tregtare janë më të lartat ndonjëherë, teksa ka edhe tre muaj tjerë deri në përfundim të vitit financiar. Investimet e Shqipërisë në Kosovë gjithashtu janë më të lartat ndonjëherë. Në vitin 2019, ato ishin vetëm 15.2 milion euro, kurse në vitin 2022, u pesëfishuan duke arritur vlerë 79.7 milionë euro”, ka thënë kreu i ekzekutivit.

Mes tjerash ai ka treguar se kanë nënshkruar marrëveshjen për ndërtimin e hekurudhës Durrës-Prishtinë, që sipas tij është ndër projektet më të mëdha e më të rëndësishme, si në aspektin ekonomik ashtu edhe kombëtar.

“Ajo do ta lidhë Kosovën me korridoret, që kalojnë pranë nesh, por nuk janë të lidhura me ne. Do t’i bashkojë edhe më fort ekonomitë tona dhe do të rrisë lëvizshmërinë dhe lidhshmërinë ndërmjet republikave tona.

Ndërkohë që krahas unifikimit të abetares për nxënësit e klasës së parë, njësuam edhe procedurat për aplikim dhe regjistrim të studentëve në universitete, si dhe nisëm punën madhore për Enciklopedinë Shqiptare”.

Tutje ai ka theksuar se shumë është bërë, “edhe më shumë duhet bërë”.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika