Lëkura është organi më i madh i trupit dhe si i tillë është çdo ditë në kontakt më faktorë të jashtëm. Dëmtimet e jashtme mund të shkaktojnë probleme dhe dhimbje, por shqetësimi i vërtetë lind kur këto shenja e kanë origjinën nga brenda trupit.
Në shumë raste kur organizmi ka mungesa dhe nuk po funksionon siç duhet, lëkura jep sinjalet e saj duke qënë shumë e ndjeshme. Mjekët dermatologë shpjegojnë se sëmundjet autoimune janë të parat që ndikojnë lëkurën.
Në këtë artikull AgroWeb.org ju tregon sinjalet më të zakonshme që lëkura jep dhe çfarë simbolizojnë ato.
Psoriaza
Ndër shembujt më të njohur të plagëve të lëkurës që nuk vijnë nga dëmtime të jashtëme është sëmundja e psoriazës, kjo sëmundje lë njolla të kuqe, të bardha apo gri në lëkurë.
Zakonisht ato shfaqen në zonën e e barkut, duarve dhe këmbëve, mjekët thonë që personat e prekur nga psoriaza e lëkurës në 20% të rasteve mund të zhvillojnë edhe sëmundje si artriti.
Kjo mund të lidhet edhe me sëmundje të tjera siç janë lupus, dermatomiositi, skleroderma apo vaskuliti. Këto sëmundje i japin shenjat e tyre drejtpërdrejtë në lëkurë.
Lupus
Lupus është një sëmundje e famshme autoimune që shfaqjet e para i jep në lëkurë dhe kryesisht në pjesën e barkut. Simptomat që jep kjo sëmundje janë ato të lëkurës së irrituar me harta të mëdha të kuqe.
Kur zhvillohet sëmundja e lupusit mund të prekë edhe organe të tjera të trupit siç janë veshkat, mushkritë apo zemra.