Dy shpërthime në veri, nuk ka dëme

Policia e Kosovës ka raportuar për një shpërthim pas mesnatës të së enjtes në Zveçan dhe në Mitrovicë të Veriut, të cilat dyshohet të kenë qenë shok-boma apo fishekzjarre. Nuk raportohet për të lënduar dhe as dëme materiale

Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka konfirmuar se para mesnatës së 23 qershorit kanë ndodhur dy shpërthime në veri të Kosovës.

Kështu ka bërë të ditur për Portalin Dukagjini, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani.

Elshani ka bërë të ditur se njëri rast ka ndodhur në rrethinë të Zveçanit, ndërsa tjetri në Mitrovicë të Veriut.

“Kanë qenë dy detonime mbrëmë që kanë ndodhur, njëra në rrethinë të Zveçanit dhe tjetra në Mitrovicë të Veriut, por nuk ka dëme materiale ose të lënduar. Kanë mundur të jenë shok-bomba ose mjete piroteknike”, ka thënë Elshani.

Elshani tha se, megjithatë, situata në Mitrovicën e Veriut dhe në komunat e tjera në veri ka qenë e qetë gjatë natës dhe se vazhdon të jetë edhe sot e tillë.

Ndryshe, tensionet në veri janë rritur që nga 26 maji.

Atë ditë, serbët nisën protestat kundër hyrjes në ndërtesat komunale të kryetarëve të rinj shqiptarë të Zveçanit, të Zubin Potokut dhe të Leposaviqit, të cilët hynë në ndërtesa me asistimin e Policisë së Kosovës.

Që atëherë, serbët lokalë kanë protestuar në veri, duke kundërshtuar kryetarët që u zgjodhën më 23 prill – zgjedhje që u bojkotuan nga partitë dhe popullata serbe.

Më 29 maj, protestat u përshkallëzuan në dhunë, me serbët që u përleshën në Zveçan me ushtarët e misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR.

Më 14 qershor, raportet u tensionuan edhe më shumë, pasi tre policë të Kosovës u kidnapuan nga forcat serbe thellë brenda territorit të Kosovës.

 

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika