Dy shpërthime të fuqishme në veri të Mitrovicës

Dy shpërthime të fuqishme janë dëgjuar mbrëmë në veri të Mitrovicës. Nga Policia e Kosovës jo zyrtarisht kanë thënë se shpërthimet dyshohet të kenë ardhur nga fishekzjarrët.

Mitrovica e Veriut

Rrugët e veriut të Mitrovicës duken të qeta mesditën e së hënës. Mirëpo, disa prej tyre duket se nuk ishin në këtë gjendje edhe gjatë mbrëmjes së kaluar pasi që dy shpërthime të fuqishme janë dëgjuar në këtë pjesë.

Nga Policia e Kosovës jo zyrtarisht kanë thënë se dyshohet për fishekzjarrë. Se krismat mund të kenë ardhur nga ndonjë festë, e thotë edhe asamblisti shqiptar në Mitrovicë të Veriut, Skënder Sadiku.

“Fatmirësisht nuk ka pasoja as në njerëz, as dëme dhe nuk dihet edhe se çfarë mjeti ka qenë, a ka qenë ndonjë shok-bombë, a ka qenë ndonjë mjet piroteknik. Ndoshta ka mujtë me qenë ndonjë aheng, qysh ndodhë këtu me mentalitetin tonë ballkanik, mirëpo e mira e së mirës është që nuk ka pasoja dhe shpresoj që sikur çdo qytet normal në Kosovë, edhe Mitrovicës i duhet qetësi, i duhet paqe.”

Policia e Kosovës është sulmuar disa herë javën e kaluar, përfshirë në fundjavë kur një veturë e Policisë u sulmua me mjete piroteknike.

E banorët kanë treguar për RTV Dukagjini se shpërthimet në mesnatën e së dielës i dëgjuan edhe në jug të Mitrovicës.

Mirëpo, Rexhep Azemi që jeton në veri thotë se janë mësuar të dëgjojnë krisma të tilla.

“Diçka kena dëgju, po me pa s’kena pa. Këto janë në pjesë veriore të zakonshme. Na qe 22 vjet qishtu, siç e dini edhe ju, me qito detonime, vrasje”.

Ndryshe nga shqiptarët, banorët serb kanë hezituar të flasin për rastin.

Kurse Policia e Kosovës është sulmuar në veri të Kosovës për katër ditë radhazi.

Madje, në njërin prej rasteve, dhjetëra plumba janë shkrepur në drejtim të dy veturave të Policisë së Kosovës në një fshat të Zubin Potokut.

Sërish sulm ndaj Policisë së Kosovës në veri

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika