Dy shtetas rusë lundrojnë drejt Alaskës për të kërkuar azil

Dy shtetas rusë janë arrestuar nga zyrtarët amerikanë pasi mbërritën me një varkë të vogël në ishullin St Lawrence në Alaskë. Këta shtetas rusë kërkuan azil në SHBA për të shmangur rekrutimin për luftë nga Rusia





Dy shtetas rusë janë ndaluar nga zyrtarët amerikanë pasi kanë mbërritur në një varkë të vogël në ishullin Shën Lorenc në Alaskë.

Sipas dy senatorëve amerikanë që përfaqësojnë shtetin, burrat zbritën në një plazh në fshatin Gambell dhe kërkuan azil në vend.

Një zëdhënës i Departamentit të Sigurisë Kombëtare (DHS) tha se kërkesa për azil e dyshes është duke u përpunuar.

Mijëra njerëz janë larguar nga Rusia për të shmangur rekrutimin për luftë në Ukrainë.

Protestat anti-mobilizim në Rusi

Gambell – shtëpia e më pak se 500 banorëve të përhershëm – ndodhet në kepin veriperëndimor të ishullit St Lawrence. Ishulli ndodhet rreth 56 km nga Gadishulli Chukchi i Rusisë. Kjo do të thotë se është më afër Rusisë sesa me kontinentin e Alaskës.

Sipas mediave lokale, banorët e Gambell mund të shohin territorin rus të Siberisë përtej detit, njofton BBC.

Një nëpunës lokal i qytetit tha për stacionin e lajmeve të KTUU se burrat kishin lundruar atje nga qyteti Egvekinot në Rusinë verilindore, një udhëtim prej rreth 480 km nga deti, dhe që atëherë janë larguar nga ishulli.

Në një konferencë shtypi të mërkurën, guvernatori i Alaskës, Mike Dunleavy, tha se ardhja e tyre “ishte një surprizë për ne”.

Ilustrim

Senatori i Alaskës, Dan Sullivan, tha se udhëheqësit e komunitetit në Gambell e kishin kontaktuar atë për mbërritjen e burrave të martën.

Sullivan tha se ai po u kërkonte autoriteteve federale “të kishin një plan gati, në rast se më shumë rusë ikin në komunitetet e ngushticës së Beringut në Alaskë”.

Duke cituar një burim të Kremlinit, një raport i Forbes Rusia, këtë javë, pretendonte se deri në 700,000 burra mund të ishin larguar nga vendi qëkur Presidenti Vladimir Putin njoftoi një mobilizim të pjesshëm të trupave më 21 shtator.

Mobilizimi masiv vjen pasi trupat ruse janë përballur me humbje të mëdha dhe humbje morale në fushën e betejës.

Shumica e burrave kanë ikur edhe në vendet fqinj si Kazakistani, Gjeorgjia dhe Finlanda.





Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika