Dy shtetas të huaj raportojnë se iu vodhën gjësende derisa ishin në vizitë në Ujëvarën e Mirushës

Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua nga Spanja dhe një burrë nga Belize kanë raportuar se derisa kishin qenë në vizitë në Ujëvarën e Mirushës, iu ishte thyer vetura me targa vendore që e kishin marrë me qira dhe nga aty iu ishin vjedhur një çantë në të cilën kishin dokumente personale. 

Policia e Kosovës ka raportuar se është duke e hetuar rastin. Rasti ka ndodhur të shtunën rreth orës 13:10. 

“Fsh. Llapqevë, Malishevë 15.10.2024 – 13:10. Një femër shtetase e Spanjës dhe një mashkull shtetas i Belizesë (Amerikë Latine) kanë njoftuar policinë se derisa kanë qenë në vizitë te Ujëvara e Mirushës nga persona të panjohur u është thyer vetura me targa vendore që e kishin marrë me qira dhe prej aty u është vjedhur një çantë në të cilën kishin dokumentet personale. Rasti në hetime”, thuhet në raportin e Policisë. 

Shija e redaktorit

“Respektohej nga Lindja e Mesme deri në ShBA” – Hoxhaj...

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës dhe aktualisht deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka vlerësuar lart rolin e ish-myftiut dhe ish-ambasadorit Rexhep Boja,...

Shqipëria nis negociatat për anëtarësim në BE, Rama: Një hap...

Shqipëria ka bërë një hap në rrugën e saj drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian (BE) duke hapur zyrtarisht kapitujt e parë të...

Kosova mposhtë Lituaninë

Kosova ka marr tri pikët e radhës, duke trimfuar si mysafir i Lituanisë me rezultat 2-1 në kuadër të xhiros së tretë të Ligës...

Të fundit nga rubrika