Dy të arrestuar, e tri raste të dhunës në familje brenda 24-orëve të fundit në Kosovë

Tri raste të dhunës në familje janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit në Fushë-Kosovë, Prishtinë dhe Istog.  Lidhur me këto raste, dy persona u arrestuan- njëri prej tyre u dërgua në mbajtje.

Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se në Fushë-Kosovë u arrestua i dyshuari se sulmoi verbalisht dhe fizikisht një grua.

“Fushë Kosovë / 24.03.2025 – 14:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka sulmuar verbalisht dhe fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Në Prishtinë thuhet se një grua dhe një burrë janë përleshur mes vete, ndërsa u liruan në procedurë të rregullt.

“Prishtinë / 24.03.2025 – 20:25. Eshtë raportuar se pas një mosmarrëveshje dy të dyshuarit një femër dhe një mashkull kosovar janë përleshur ndërmjet vete. Të dyshuarit nuk kanë pasur lëndime trupore, në konsultim me prokurorin pas intervistimit të palëve rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt”, njofton Policia.

Ndërsa, në Istog u rrestua një person nën dyshimin se sulmoi një grua dhe një burrë.

“Istog / 24.03.2025 – 09:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht dy viktimat një mashkull dhe një femër kosovare. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim. 

Shija e redaktorit

Osmani konfirmon njohjen nga Kenia

Republika e Kenias është bërë shteti i 118-të që ka njohur zyrtarisht pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës, përmes një vendimi të firmosur...

Nga shtatë shkolla të premtuara në kryeqytet, në shtator hapen...

Ka kohë që është premtuar e as shtatori i këtij viti, nuk do t’i gjejë banorët e lagjes “Sofalia” me një shkollë të re. E...

Plenkoviq: S’pyesim as Serbinë, as NATO-n për marrëveshje me Kosovën...

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, ka deklaruar se marrëveshja e fundit ushtarake mes Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës nuk kërkon miratimin e Serbisë apo NATO-s,...

Të fundit nga rubrika