Dy të arrestuar pas të shtënave me armë në Klinë

Policia e Kosovës (Ilustrim)

Dy persona janë arrestuar sot në Dollc të Klinës nën dyshimin pë të shtëna me armë zjarri. Këtë e ka konfirmuar për Portalin Dukagjini, Shkodran Nikçi, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë.

Nikçi ka deklaruar se dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë si dhe akuzohen për veprat penale “Përdorimi armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim e paautorizuar e armëve” .

“Me datë 23 mars janë pranuar informatat nga stacionin policor në Klinë për të shtëna me armë zjarri në fshatin Dollc. Pas veprimeve hetimore, në vend të ngjarjes janë gjetur gëzhoja të armëve, ku me pas ra rezultuar me bastisje dhe arrestimin e dy personave. Gjatë bastisjes janë sekuestruar armë të ndryshme, të llojit A-47, mbi 100 fshikë dhe granatë e dorës. Dy persona janë ndaluar për 48 orë me urdhër të prokurorit të shtetit, njëri për veprat penale “Përdorimi armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim e paautorizuar e armëve” dhe i dyshuari tjetër për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim e paautorizuar e armëve”, ka deklaruar Nikçi.

Shija e redaktorit

Nga shtatë shkolla të premtuara në kryeqytet, në shtator hapen...

Ka kohë që është premtuar e as shtatori i këtij viti, nuk do t’i gjejë banorët e lagjes “Sofalia” me një shkollë të re. E...

Plenkoviq: S’pyesim as Serbinë, as NATO-n për marrëveshje me Kosovën...

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, ka deklaruar se marrëveshja e fundit ushtarake mes Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës nuk kërkon miratimin e Serbisë apo NATO-s,...

26 vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes në Paris

Sot bëhen 26 vjet që nga dështimi i arritjes së ndonjë marrëveshje në mes Kosovës dhe Serbisë në Paris. Delegacioni kosovar dhe ai serb...

Të fundit nga rubrika